Lajmi i fundit

LIVE/ Unioni i sindikatave në protestë para Minstrisë së Financave

Doli në mbrojtje të familjes shqiptare, socialistët kërkojnë përjashtimin e kreut të PD nga Parlamenti

Doli në mbrojtje të familjes shqiptare, socialistët kërkojnë përjashtimin e kreut të PD nga Parlamenti

12:53, 07/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Socialiste kërkoi sot përjashtimin e kreut të PD-së Sali Berisha i cili doli në mbrojtje të familjes shqiptare duke kundërshtuar fort pr/ligjin për barazinë ligjore që e shkatërron atë.

Berisha akuzon mazhorancën se me ligjin, për barazinë ligjore, po përmbys rendin gjinor, familjen dhe kushtetutën e shqipërisë, duke e transformuar ne përkatësi të shumëfishta gjinore

Në dokumetin e saj PS i kërkon kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, përjashtimin e Berishës nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë.

PS e akuzon Berishën se ka bërë deklarata publike, fyese, denigruese dhe diskriminuese ndaj Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, z.Silvio Gonzato, duke cenuar jo vetëm dinjitetin personal të përfaqësuesit diplomatik, por edhe imazhin institucional të Kuvendit të Shqipërisë.

Në fakt e gjitha është një skenar i parapërgatitur nga Partia Socialiste për të dezinformuar ndërkombëtarët. Socialistët, duke nisur që nga Kryeministri Rama, po përpiqen që ta përdornin debatin si sulm ndaj Ambasadorit dhe Bashkimit Europian duke keqintepretuar deklaratat e Berishës.

Kërkesa është firmosur nga 11 deputetë me në krye kreun e grupit parlamentar të PS-se Taulant Balla, i cili dje në Parlament përdori një fjalor denigrues dhe kërcënues ndaj opozitës dhe për këtë ajo kërkoi përjashtimin e tij nga Kuvendi me 10 ditë.

Reagimi i Berishes

Lideri i opozitës, Sali Berisha risqaroi në seancën e pasdites së djeshme deklaratat e bëra gjatë seances së paradites.

Berisha deklaroi se nuk kishte fyer ambassadorin e BE dhe kërkoi sërish direktivën e Bashkimit europian për ligjin e barazisë ligjore.

"Kam kërkuar nga ky parlament, dhe jashtë këtij parlamenti, nga ambasadori Gonzato, të na tregojë se cilën direktivë, se ai ka mbështetur këtë ligj dhe zonja Marta Kos deklaron se ai ka mbajtur qëndrimin e BE. Plotësisht dakord. Por përsëri, cila direktivë e BE- BE funksionon me direktiva- cila direktivë e BE përdor terminologjinë e përkatësisë së shumëfishtë gjinore' deklaroi dje Berisha.

Edhe duke folur për gazetarët në oborrin e Kuvendit, Berisha kujtoi se qeveria e tij kishte miratuar ligjin kundër diskriminimit dhe theksoi se deklaratat e tij ndaj ambasadorit Gonzato nuk ishin fyese.

Janë të shumtë qytetarët të cilët kundërshtojnë këtë pr/ligj, madje dhe dje u bashkuan në protestë para parlamentit duke kërkuar referendum mbi këtë ligj i cili kaloi me cotat e maxhorancës socialiste. Në mes te debateve e tensioneve dhe  kundërshtisë  së opozitës, projektligji u miratua pasditen e 6 nentorit 2025 me 77 vota pro dhe 36 kundër. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco