Marash Logu: Gjykata Kushtetuese u shndërrua në ‘Gjykatën e Partisë’ pas vendimit për Sonila Bejtjan

Marash Logu: Gjykata Kushtetuese u shndërrua në ‘Gjykatën e Partisë’ pas vendimit për Sonila Bejtjan

17:53, 16/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit për ndërprerjen e mandatit të gjyqtares kushtetuese Sonila Bejtja, duke e cilësuar atë si një goditje të rëndë ndaj pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese. Në reagimin e tij, ai shprehet se ky vendim krijon një precedent të rrezikshëm që cenon paprekshmërinë e mandatit të gjyqtarëve dhe vendos kontrollin e institucioneve të emërtesës mbi gjyqtarët kushtetues.

Reagimi i Logut:

Vendimi për ndërprerjen e mandatit të gjyqtares kushtetuese Sonila Bejtja zhbën përfundimisht pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese. Precedenti i sotëm zhvesh gjyqtarët kushtetues nga garancia e paprekshmërisë së mandatit të tyre duke vendosur  kontrollin e organeve të emërtesës ndaj kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarëve. Presidenti, Parlamenti dhe Gjykata e Lartë do të vendosin për kohën që një gjyqtar do të qëndrojë në detyrë, duke iu dhënë kështu mundësinë të kontrollojnë edhe vendimmarrjet e tyre. Gjykata Kushtetuese vrau sot me duart e saj pavarësinë, paanshmërinë, integritetin dhe profesionalizmin, duke u shndërruar përfundimisht në Gjykatën e Partisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco