Edi Rama vazhdon udhëtimet e tij të luksit.
Sot ai ka shkuar deri në Madrid, për të ndjekur mbrëmjen e sotme në tribunat e stadiumit ‘Santiago Bernabéu’, duke ndjekur ndeshjen mes Real Madrid dhe Villarreal.
Pamjet e Ramës në tribunë kanë ngjallur reagime të menjëhershme në rrjete sociale.
Udhëtimi i Ramës në Spanjë nuk figuron në asnjë axhendë zyrtare të qeverisë, çka shton dyshimet se bëhet fjalë për një vizitë private të mbuluar me fondet publike.
Ky nuk është rasti i parë që kryeministri Edi Rama përfshihet në aktivitete të tilla luksoze jashtë vendit.
Më herët Edi Rama ka shkuar për të parë dhe ndeshje të kampionatit amerikan të basketbollit në NBA, me bileta ekskluzive që shkojnë deri në 25 mijë dollarë njëra.
Zakonisht në këto aktivitete Edi Rama shkon me udhëtime çarter, ndërsa pagesat bëhen nga buxheti i shtetit, me taksat e shqiptarëve.
© SYRI.net