Partia Demokratike do të mbështesë kandidatë të pavarur në zgjedhjet e pjesshme lokale, jo vetëm për Bashkinë e Tiranës, por edhe në 5 bashkitë e tjera të vendit.
Në një deklaratë për mediat sot pasdite pas mbledhjes së kryesisë, Kryetari i PD-së Sali Berisha e quajti vendimin ‘jashtëzakonisht të rëndësishëm që i jep opozitës shqiptare një dimension tjetër”
Berisha nxiti personalitetet e vendit të bëjnë një hap para për të kandiduar dhe PD do të qëndrojë e hapur ndaj tyre.
Pyetje: Kemi parë tre kandidat të propozuar si të pavarur...
Sali Berisha: Unë mendoj se kandidati i pavarur, është i pavarur kur deklaron veten, apo nuk është kështu.
Por edhe të propozuar, asgjë nuk do të lihet jashtë konsideratës.
Natyrisht duhet të jemi realist. Në historinë e modeleve elektorale, të pavarurit e mbështetur nga forcat politike kanë regjistruar suksese të papritura, të themi atë që është.
Sot, tani, mund të ju them se në një shtet prej 18 milionësh, në Rhine Ëestphalia, në Gjermani, të gjithë kandidatët të pavarur, të mbështetur nga forcat politike.
Pra, nuk është kjo.
Vendimi është një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm i jep opozitës shqiptare një dimension tjetër.
Kë paraqiti ai? A e kuptoni ju se, çdo njeri tjetër në atë organizatë kriminale mund të dilte para Ogertës.
Ogertës desh i ra të fiktë kur e mori vesh, sepse e di barrën e krimit që ka mbi supe.
A nuk janë këto nata ma ditën, a nuk është kjo errësira me dritën, dallimi.
Ne themi, qytetarët themi, personaliteteve të vendit, intelektualëve të vendit, ekspertëve u themi, atyre të cilët ndihen të gatshëm të përballen të marrin vendimin e duhur dhe ne qëndrojmë të hapur ndaj tyre.
Jo lajmi përbën ky, por risinë madhore, prandaj dhe mos bëjmë asnjëherë atë që ja; tani të themi, shihni trungun e pishës sa i madh, tani këto degët nuk na lënë me e pa.
Nuk mund të ndodhi kjo.
© SYRI.net