Gjykata Kushtetuese reagoi pasi Edi Rama dërgoi në Presidencë vakancat për disa bashki, mes tyre edhe atë të Tiranës.
Në një reagim për SYRI TV, Kushtetuesja thekson se ka bërë publik regjistrimin e saj, duke shtuar se shpallja është e barazvlefshme me njoftimin publik.
Në përputhje me nenin 115 të Kushtetutës, në rast ankimi, vendimmarrja pezullohet automatikisht.
Këshilli i Ministrave ka njoftuar Presidencën sot për vakancën në Bashkinë e Tiranës, pas shkarkimit të Erion Veliajt.
Përmes një letre që mban datën e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi njofton Presidencën, lidhur me bashkitë ku aktualisht mungon drejtuesi i institucionit.
“E nderuar, në zbatim të detyrimeve ligjore që burojnë nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht neni 10 i Kodit, si dhe referuar pikës 4, të nenit 61, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, Këshilli i Ministrave është vënë në dijeni për krijimin e vakancave për kryetar në disa bashki të vendit, përkatësisht, bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik, e si rrjedhim kërkohet caktimi i datës së zgjedhjeve të pjesshme për kryetar në këto bashki, brenda afateve që përcakton ligji zgjedhor. Gjithashtu, bashkëlidhur lutem gjeni vendimin nr.539, datë 25.9.2025, të Këshillit të Ministrave”, thuhet në letrën e Kryeministrisë.
© SYRI.net