Gazetari Habjon Hasani ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pasi ish ambasadorja e SHBA Yri Kim publikoi lajmin se kishte filluar punë në kompaninë Exxon Mobile.
« Kjo është fiks kompania me të cilën u nënshkrua MoU për anijet energjetike Tigri-1 dhe Tigri-3 të Vlorës; të cilën me pas Exxon ja kaloi Excelerate », shkruan gazetari.
Postimi:
Urime zonjës Yuri Kim për punësimin e saj (pas pensionit) të Exxon Mobile.
Kjo është fiks kompania me të cilën u nënshkrua MoU për anijet energjetike Tigri-1 dhe Tigri-3 të Vlorës; të cilën me pas Exxon ja kaloi Excelerate.
Faleminderit zonja Kim; kjo është shkëndija e duhur për të kaluar në fazën 2; verifikimi i aksionarëve të fshehur në Excelerate dhe vënien para përgjegjësisë të zyrtarëve të lartë në Tiranë që kanë kryer sabotazh industrial.
Yamas agapi
© SYRI.net