'Emërim me short?': Asim Vokshi le në gjysëm betimin si anëtar i GjL shkon në Kushtetuese pa fituar votat

'Emërim me short?': Asim Vokshi le në gjysëm betimin si anëtar i GjL shkon në Kushtetuese pa fituar votat

11:06, 30/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Asim Vokshi, i emëruar vetëm katër vite më parë për një mandat 9-vjeçar në Gjykatën e Lartë, braktis postin për të kaluar në Gjykatën Kushtetuese. Një lëvizje e beftë, që ngre pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë dhe seriozitetin e procesit të emërimeve në drejtësinë e re.

Megjithëse kandidonte përballë emrave të njohur si Naureda Llagami dhe Florian Ballhysa, Vokshi nuk arriti të sigurojë shumicën e votave të kolegëve të tij. Nga 19 gjyqtarë të lartë, vetëm 6 e mbështetën, ndërkohë që rivalja kryesore Llagami mori 8 vota. Asnjëri nuk arriti kuorumin e kërkuar prej 9 votash. Rezultati? Ligji ia dha automatikisht vendin kandidatit të renditur i pari në listën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi – pra, Vokshit.

Ky “automatikisht” është çelësi i dilemes. Në një sistem që propagandohet si i reformuar, një gjyqtar mund të emërohet në organin më të lartë kushtetues jo sepse fitoi besimin e kolegëve, por sepse rregullorja e vendos kështu.

Duke lënë në mes mandatin e tij në Gjykatën e Lartë, Vokshi merr rolin e gjyqtarit kushtetues duke zëvendësuar Holta Zaçajn. Pyetja që mbetet pezull: a është ky një sukses personal, apo një tjetër simptomë e një sistemi emërimesh që funksionon më shumë mbi mekanizma formalë sesa mbi përfaqësim real e besim profesional?

Si mund të mbrojë kushtetutën një gjyqtar që le në gjysëm një betim mbi Kushtetutë për të mbaruar një mandate nëntë vjeçar dhe kalon në një tjetër gjykatë?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco