Nga 1 Tetori, ‘PLUG’ rikthehet për të zbuluar aferat që pushteti i fsheh!

10:58, 30/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga data 1 Tetor, në ekranin e Syri TV nis transmetimin sezoni i ri i emisionit investigativ “Plug”, një program që prej themelimit të tij është bërë sinonim i zbulimit të skandaleve dhe aferave korruptive në nivelet më të larta të pushtetit.

Vetëm gjatë investigimeve të zhvilluara nga ky emision, janë zbuluar afera me një vlerë marramendëse prej 1.2 miliardë eurosh, duke tronditur opinionin publik dhe duke ekspozuar mekanizmat e errët përmes të cilëve shpërdorohet pasuria e qytetarëve shqiptarë.

Në këtë sezon të ri, “Plug” premton të mos ndalet. Përmes fakteve, dokumenteve dhe dëshmive ekskluzive, emisioni do të hedhë dritë mbi skema të tjera abuzimi e korrupsioni, të lidhura me figura të larta të qeverisë, administratës shtetërore, por edhe individë të lidhur ngushtë me pushtetin.

Nga pasuritë e dyshimta të çiftit Veliaj–Xoxa, te gllabërimi i 30 milionë eurove i kryer sipas investigimeve nga ministrja Belinda Balluku dhe vartësit e saj, e deri tek firmosja e tenderave të majmë për njerëz të afërt e të njohur, “Plug” do të vazhdojë të ekspozojë realitetin e fshehur pas fasadës zyrtare.

Këto dhe shumë dosje të tjera të nxehta do të vijnë këtë sezon, duke nisur nga 1 Tetori, vetëm në ekranin e Syri TV, aty ku e vërteta nuk fshihet dhe ku fjala e lirë bëhet armë kundër korrupsionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco