Nga Besart Xhaferri/
Kur kemi hartuar programin e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit, kam kërkuar me ngulm implementimin e modelit Hungarez për strehimin e të rinjve, që e quajta “Një çati për çdo çift të ri”.
Kur e implementova këtë pikë në program, si një njeri që vija nga sipërmarrja, dija se injektimi i parave të narkotrafikut ka rrënuar tregun imobiliar dhe sipërmarrjen shqiptare, shqetësim që sot e certifikon edhe Departamenti Amerikan i Shtetit.
Edi Rama, i vënë nën presion nga operacionet e partnerëve për goditjen e grupeve kriminale, po u bën apel qytetarëve evropianë që të blejnë prona në kullat e Tiranës, për të pastruar paratë e drogës të karteleve të Arubës.
Pra, Edvin Rama nuk ka hallin e të rinjve shqiptarë, që nuk blejnë dot një pronë në qytetet kryesore të vendit, veçanërisht në Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë e Lezhë, por vetëm hallin të shesë apartamentet e kullave të karteleve.
Prej gati një muaji, mesazhet e Ambasadës së SHBA në Tiranë janë fokusuar te çmontimi i aseteve financiare të karteleve të drogës, dhe garancia e këtyre aseteve është Edi Rama.
© SYRI.net