Në studion e ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, u diskutua raporti i DASH për klimën e investimeve në Shqipëri ku evidenton shqetësimin që sipërmarrësit e huaj ngrenë për pastrimin e parave të drogës në Shqipëri dhe korrupsioni masiv në sistemin gjyqësor dhe prokurime publike.
Për gazetaren Jonida Shehu raporti nuk ishte surprizë, pasi çfarë evidentoi raporti janë të evidentueshme por e shqetëson fakti që është bërë përpjekje jo serioze.
“Nuk është suprizë. Ajo që më bën më shumë përshtypje për keq në raport, përvec faktit se klima për investorët e huaj është e papërshtatshme. Edhe për investitorët shqiptarët është. Nga lejet e ndërtimit si jepen, burokracitë. Fatkeqësia më e madhe është se kemi bërë përpjekje të parëndësishme. Nëse do të kishim bërë përpjekje të rëndësishme do ishin theksuar. përvec faktit që Shqipëria vijon të jetë vend problematik më shqetëson fakti që kemi bërë përpjekje të dobëta, jo serioze.
Të pretendosh tani që në Shqipëri ka drejtësi në këtë fazë është naive" tha Shehu.
Çim Peka: 6 vjet drejtësia e re?
Jonida Shehu: Janë shumë pak. Ajo që më shqetëson është se ka përpjekje jo serioze. Duhej ti kishim bërë maksimalisht."
© SYRI.net