Ligjvënësi demokrat, Bardh Spahia, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka denoncuar mungesën e funksionimit normal të Parlamentit dhe pengesat ndaj opozitës për të ushtruar të drejtën e fjalës.
Sot, gjatë Konferencës së Kryetarëve, në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Spahia ka kërkuar me forcë rikthimin e Parlamentit në shinat e ligjshmërisë dhe garantimin e një procesi demokratik të drejtë për opozitën.
Ai ka kërkuar edhe caktimin sa më parë të datës për shqyrtimin në seancë plenare të projektligjit të Grupit Parlamentar të PD-së për gjendjen civile, që parashikon njohjen vetëm të dy gjinive një hap i domosdoshëm për qeverisjen ligjore dhe respektimin e normave kushtetuese.
Postimi:
Sot, gjatë Konferencës së Kryetarëve, në cilësinë e kryetarit të Komisionit të përhershëm parlamentar të Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale.
Bashkë me kolegët e opozitës diskutuam mbi nevojën urgjente të rikthimit të Parlamentit drejt ligjshmërisë dhe garantimin e të drejtës së fjalës për opozitën.
Gjatë fjalës time kërkova me forcë edhe caktimin sa më parë të datës për shqyrtimin në seancë plenare të projektligjit për gjendjen civile (njohjen e vetëm dy gjinive), që kanë propozuar deputetët e Grupit Parlamentar të PD-së.
© SYRI.net