SYRI TV/ Debate në Kuvend për takimin në Aruba, Belinda Balluku nuk e mohon

16:25, 29/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku nuk ka mohuar takimin e anëtarëve të kabinetit qeveritar në Aruba, por e ka anashkaluar me faktin se asnjë nga anëtarët e kabinetit aktual qeveritar nuk ka qenë në atë takim, ndërsa Balluku i kërkoi opozitës që të nxjerrë emrat, Taulant Balla sugjeroi që për këtë çështje të bëhet kallëzim. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, akuzoi parlamentin se po kthehet në noter të narko-qeverisë, që ka inkriminuar ekonominë sipas agjendës së vendosur në Aruba.

Mazhoranca socialiste ka përdorur forcën e kartonit për të bllokuar debatin për qeverinë, programin por edhe mocionin me debat për lidhjet e qeverisë me krimin. Ndërsa mazhoranca u tregua bllokuese e debatit, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, i cilësoi një pjesë të deputetëve të mazhorancës si të përzgjedhurit e bandave ndaj janë nënshtruar ndaj Edi Ramës për ta shndërruar vendin në republikë kryeministrore, me narkoekonominë e diktuar nga Aruba.

Në kundërpërgjigje zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, shmangu mohimin e takimit të anëtarëve të kabinetit qeveritar me bosët e karteleve në Aruba, duke artikuluar se asnjë prej ministrave aktual nuk ka qenë në atë takim.

Edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla kërkoi nga opozita që të nxjerrë emrat e të bëjë kallëzim, në vend të distancimit nga takimi i Arubës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco