ShBA i tërheq veshin qeverisë: Rrisni shpenzimet e mbrojtjes, luftoni organizatat kriminale dhe siguroni biznesin

ShBA i tërheq veshin qeverisë: Rrisni shpenzimet e mbrojtjes, luftoni organizatat kriminale dhe siguroni biznesin

15:33, 29/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

E Ngarkuara me Punë në ambasadën e ShBA në Tiranë, Nancy VanHorn i ka përcjellë një mesazh të qartë ministres së Jashtme, Elisa Spiropali në lidhje me sfidat e reja, si një aleat i NATO-s.

‘Aleatët e përkushtuar të NATO-s sigurohen që të jenë të përgatitur për të përballuar sfidat e reja të kohës sonë – përfshirë shpenzimet e qëndrueshme në fushën e mbrojtjes për sigurinë afatgjatë, bashkëpunim të ngushtë për të luftuar organizatat kriminale ndërkombëtare dhe kushte të drejta ekonomike që u mundësojnë bizneseve të lulëzojnë’, thuhet në postimin e bërë në Facebook nga Ambasada e ShBA në Tiranë.

Postimi i plotë:

🇦🇱 Aleatët e përkushtuar të NATO-s sigurohen që të jenë të përgatitur për të përballuar sfidat e reja të kohës sonë – përfshirë shpenzimet e qëndrueshme në fushën e mbrojtjes për sigurinë afatgjatë, bashkëpunim të ngushtë për të luftuar organizatat kriminale ndërkombëtare dhe kushte të drejta ekonomike që u mundësojnë bizneseve të lulëzojnë. E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi një bisedë me Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në rolin e saj të ri, pas javës së nivelit të lartë të Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së.

🇺🇸 Committed NATO Allies ensure they’re prepared to meet emerging challenges of our time – including robust defense spending for long-term security, close coordination to bring doën transnational criminal organizations, and fair economic conditions for businesses to prosper. Chargé d’Affaires Nancy VanHorn spoke ëith Minister for European and Foreign Affairs Elisa Spiropali, in her neë role, folloëing the 80th UN General Assembly High Level Week.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco