Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu, ka mbajtur një shfaqje të hapur servilizmi ndaj kryeministrit Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gogu deklaroi se ndihet “i privilegjuar” që ndodhet në krah të kryeministrit, të cilin e quajti “të votuar nga shqiptarët me besim të padiskutuar për transformimin total të vendit”.
Toni Gogu: Jam i privilegjuar që jam në krah të kryeministrit të vendit, votuar nga shqiptarët me besim të padiskutuar, për transformimin total të vendit. Jam i përulur të ulem me kolegë, sepse këtu ndjek mësimet e besimit tim dhe shkrimit të shenjtë, të ulem me kolegë, që akuzohen nga Strukturat e Posaçme për korrupsion madhor dhe unë nuk i gjykoj dot, jam i përulur të ulem edhe me ta.
Ai shtoi se është “i përulur” të ulet përkrah kolegëve të mazhorancës, përfshirë edhe ata që, sipas tij, “akuzohen nga Strukturat e Posaçme për korrupsion madhor”, duke theksuar se nuk ka të drejtë t’i gjykojë.
Deklaratat e Gogut kanë ngjallur reagime, pasi vijnë në një kohë kur disa zyrtarë të mazhorancës janë nën hetim për çështje korruptive, ndërsa vetë PS përballet me akuza të forta për kapjen e institucioneve dhe mungesën e transparencës.
© SYRI.net