Strazimiri ironizon mazhorancën: Flisni për Zotin, por rrini përkrah atyre që shkatërruan kishat e xhamitë

14:30, 29/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka reaguar ashpër ndaj ministrit Niko Peleshi dhe përfaqësuesve të mazhorancës, duke i akuzuar për abuzim me deputetet e reja dhe mungesë respekti ndaj Kushtetutës dhe rregullores parlamentare.

Ai kërkoi ndalimin e praktikës së përsëritur të shpërndarjes së teksteve të njëjta për deputetët e rinj, duke theksuar se “ata nuk mund të mbulojnë zullumin e qeverisë”.

Strazimiri solli në vëmendje standardet e larta të parlamenteve të mëparshme, duke përmendur figura si Namik Dokle, dhe vuri në dukje se sjelljet aktuale bien ndesh me etikën institucionale dhe fetare.

Ai ironizoi praninë e disa përfaqësuesve që flasin në emër të Zotit, ndërsa qëndrojnë përkrah një qeverie që “ka shkatërruar kisha dhe xhami”, duke ngritur pyetje morale për rolin dhe besimin e vërtetë të përfaqësuesve në sallën e Kuvendit.

Pjesë nga deklarata:

“Kërkesë shumë proceduriale që e kam me ju personalisht zoti Peleshi. Ndaleni këtë abuzim me deputetet e reja që u çoni të njëjtin tekst. Ndaleni që të flasin këtu. Ato nuk e mbulojnë dot zullumin që bëni ju. Te ajo Akademia politike t’i kishit sqaruar se çfarë është Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit. Kuvendi i dikurshëm, ku ishte Namik Dokle psh, janë shembuj që t’ju frymëzojnë, dhe jo sms që ju vijnë.  Të gjesh një njeri të Zotit, që flet për Zotin dhe të jetë ulur përkrah me Edi, me Ramën, me partinë që ka shkatërruar kisha dhe xhamia, këtu çdo besimtar është në atë momentin e dyshimit. Oh Zot a je kund mo që e lë të rrijë në këtë sallë?!”, tha Strazimiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco