Deputeti i opozitës, Fatmir Mediu gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se kur kryetari i Kuvendit paraqet problemet e ndarjes mes pozitës dhe opozitës, duhet të sqarojë edhe arsyet përkatëse.
Ai theksoi se kalendari parlamentar duhet të përcaktojë qartë komisionet dhe mënyrën e shqyrtimit të çështjeve, në mënyrë që deputetët, jo vetëm të opozitës por edhe të mazhorancës, të dinë për cilat votime po vendosin.
Mediu kritikoi vendimet e mazhorancës që kalojnë programe pa transparencë dhe pa respektuar detyrat e komisioneve parlamentare.
Ai rikujtoi diskutimet e mëparshme mbi funksionin dhe përgjegjësitë e komisioneve, duke vënë në dukje se ka dy procedura: njëra në seancë plenare dhe tjetra në komisione, por që ndryshimet e fundit kanë krijuar një mbivendosje detyrash dhe konfuzion për deputetët.
Fjala e plotë:
"Zoti kryetar, mendoj se si kryetar i Kuvendit, kur vini e paraqisni para Kuvendit problemet e ndarjes mes pozitës e opozitës, duhet të bëni të qartë edhe arsyet përse.
Kreu i grupit parlamentar të PD, në përputhje me rregulloren e Kuvendit, ju kërkoj që kalendari të kishte të përcaktuar komisione përkatëse e shqyrtimet.
Kjo gjë nuk ishte. Ne na u dha një material i ardhur që mendoj se është në të drejtën e të gjithë deputetëve, jo vetëm të opozitës, por edhe të mazhorancës, të dinë se për cilin voton.
Mendoj se ky qëndrim duhet bërë i qartë e nuk duhet kaluar vetëm me një vendim të mazhorancës për të kaluar programin.
Po ashtu dua të rikthej në vëmendje diskutimin që patëm në mbledhje, funksionin dhe detyrat se çfarë duhet bërë në komisionet parlamentare.
E përsëris, ka dy funksione ose procedura: njëria kryhet në seancë plenare dhe tjetra në Komisione, dhe ju, në kundërshtim me Kushtetutën, ndryshuat këto komisione pa përcaktuar qartë se kush kanë detyrat.
Prandaj jemi në këtë situatë sot: kemi një mbivendosje pasi ai përcakton detyrat e Komisioneve.
Është e domosdoshme që seancat e Kuvendit të mos kthehen në pasarelë të diskutimeve apo fjalimeve, apo drejtuesit e institucioneve dhe duhet kuptuar se sipas përgjegjësisë kushtetuese, duhen kryher detyrat.
© SYRI.net