‘E keni kthyer në sallë të procesverbaleve’/ Gjekmarkaj ironizon: Vjen me gëzim për të votuar, por…

‘E keni kthyer në sallë të procesverbaleve’/ Gjekmarkaj ironizon: Vjen me gëzim për të votuar, por…

13:48, 29/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj, nga seanca plenare nuk i kurseu ironitë në drejtim të maxhorancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë. 

Duke ironizuar deputeten e re të PS-së, Zegjine Caushaj, Gjekmarkaj theksoi se, ‘në këtë sallë duhet të mbizotërojë debati dhe jo të diskutohet për procesverbalin’.

Mes të tjerash ai ironizoi Peleshin, duke e cilësuar si ‘edukator të opozitës’.

Gjekmarkaj: Kolegë të maxhorancës vinë me kaq gëzim për të votuar dhe nuk trishtohen që nuk flasin prej 1 muaj në Kuvend. Kjo është sallë e politikës, e debatit, por e keni kthyer në sallë të procesverbaleve. Duhet të ishte programi i qeverisë, fjala e saj, që mungoi. Keni kohë që ta rregulloni gabimin, që në fakt është faj. Për sa kohë do të bëni edukatorin e opozitës, ju zoti kryetar ju duhet një fjalor. Ju mund të thoni që Gjekmarkaj është i thinjur, po është i thinjur. Nëse është gjatosh, atëherë është i gjatë dhe s’ka asgjë për t’u ofenduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco