'Soros, armik i njerëzimit', Çeno: Filozofia Sorosiane po merr fund, Amerika po rikthehet tek familja dhe besimi

09:24, 29/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Enri Çeno, sekretar për marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Demokratike, nga studioja e “Kafe Shqeto”, komentoi mbi rrezikun global që përfaqëson George Soros dhe ndikimin e tij në familje, besim, religjion dhe vetë strukturën e një kombi të shëndoshë.

Çeno theksoi se Soros nuk duhet parë thjesht si një individ, por si pjesë e një grupi të gjerë korporatash dhe partish politike, që përbëjnë një lëvizje të organizuar globale me qëllime të qarta ideologjike dhe filozofike.

Ai solli në vëmendje retrospektivën historike të bashkëpunimeve të Sorosit me dy partitë e mëdha amerikane, duke nënvizuar se ndryshimi i madh ndodhi pas krizës së vitit 2008, kur lëvizja “Tea Party” brenda Partisë Republikane solli një kthesë të thellë drejt ideve të “America First”.

Sipas tij, ky është një shembull i qartë se si popujt arrijnë të ngrihen ndaj ideologjive që tentojnë të shkatërrojnë familjen dhe vlerat tradicionale, duke dhënë mesazhin se çdo fillim ka edhe një fund.

Enri Çeno:

"Edhe në aspektin filozofik, çdo gjë që ka një fillim, ka edhe një fund. Ju e thatë se Soros është armiku ynë, por në fakt ai është armik i njerëzimit, armik i familjes dhe i besimit, i religjionit dhe i një familjeje dhe një kombi të shëndoshë.

Nuk do hyja këtu t’i jepja një sqarim asgjëndës e besimit të Sorosit, por ai nuk është thjesht një individ, ata janë një grup i spikatur korporatash, partish politike, pra një lëvizje globale.

Konceptet që Soros beson në vetvete, siç thamë edhe më parë, çdo ide ka një fund, dhe pas shumë dekadash populli amerikan dhe Partia Republikane ka bërë një ndryshim dhe kthesë shumë të madhe.

Pasi, nëse kthehemi në retrospektivë, Partia Republikane, në një farë mënyre, për periudha të caktuara ka bashkëpunuar si me demokratët, ashtu edhe me vetë Soros-in.

Soros ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i enturazhit në kohëra të ndryshme të Partisë Republikane dhe të shtetit amerikan në vetvete.

Ndryshimi i madh ka ndodhur në vitin 2009, kur lëvizja ‘Tea Party’, e cila daton që nga viti 1773, atëherë kur nisi revolucioni amerikan kundër taksës që iu vendos çajit solli më pas pavarësinë dhe krijimin e shtetit amerikan.

Një lëvizje kjo totalisht pro familjes, brenda Partisë Republikane, dhe nga ajo ka derivuar ajo që ne kemi sot: ‘America First’.

Ishte kriza e vitit 2008 dhe bashkëpunimi ndërmjet dy partive të mëdha, rritja e borxhit publik në mënyrë të shfrenuar, që i dha dritë popullit amerikan duke sjellë një revolucion politikm por jo vetëm politik, edhe ideologjik e filozofik në vetvete".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco