DOSJA 'VELIAJ'/ GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të ish-kryebashkiakut, Ajola Xoxës dhe të pandehurve të tjerë

DOSJA 'VELIAJ'/ GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të ish-kryebashkiakut, Ajola Xoxës dhe të pandehurve të tjerë

07:53, 29/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sot, në orën 12:00, në GJKKO zhvillohet seanca paraprake për Erion Veliajn, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, dhe të pandehurve të tjerë në çëshjen që SPAK e dërgoi për gjykim më 10 shtator.

Gjyqtarja Etleva Deda do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim, apo ta rikthejë në Prokurorinë e Posaçme për hetime të mëtejshme.

Veliaj do të përballet në gjykatë me pesë akuza të rënda: korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre, si dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli.

Sipas SPAK, Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, në marrëdhënie me disa kompani që, në këmbim të përfitimeve të parregullta në para dhe pasuri të paluajtshme, kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, përballet me akuza për korrupsion pasiv në 9 raste, gjithashtu në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse. Ajo akuzohet po ashtu për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave.

LEXO EDHE: Dosja Xoxa - Veliaj/ Dëshmitë si kalonin paratë tek gruaja e kryetarit të bashkisë pa zhvilluar asnjë lloj aktiviteti

Përveç Veliajt dhe Xoxës, në këtë çështje janë marrë të pandehur 28 persona dhe shoqëri, përfshirë ish-deputeten Klotilda Bushka, e cila akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Një tjetër i pandehur është Fatjon Baci, gardiani i burgut të Durrësit, i cili akuzohet se i dha telefonin celular Veliajt gjatë transferimit nga qelia në gjykatë, në dy raste të veçanta.

LEXO EDHE: Dosja Xoxa - Veliaj/ Tenderi i Fierit dhe dëshmia: Unë vetëm emrin kam aty, firmosja shpejt e shpejt se isha me leje lindjeje

Veliaj ka bërë rekurs edhe në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar lirimin nga qelia. Seanca për shqyrtimin e kërkesës është caktuar për 2 tetor, ndërsa relatore e çështjes do jetë gjyqtarja Albana Boksi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco