Lajmi i fundit

PE rrëzon propagandën e Ramës: Ndryshe nga Mali i Zi, për Shqipërinë nuk ka vit për anëtarësimin në BE

VIDEO-SYRI TV/ PD nis negociatat për kandidatin e Tiranës, Noka: Kemi kandidat shumë të mirë

20:35, 27/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Negociatat për kandidatin për Bashkinë e Tiranës kanë qenë në fokus të një takimi që Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka zhvilluar me aleatet Fatmir Mediu dhe Agron Duka. Noka tha se opozita ka kandidatët më të mirë për Bashkinë e Tiranës, ndërsa nuk la pa ironizuar edhe kandidaten e PS, Ogerta Manastirliu, të cilin e quajti ‘Miss covidi’.

Nga SYRI TV

Partia demokratike ka nisur negociatat me aleatët për kandidatin e Bashkisë së Tiranës. Grupi i PD i ngarkuar për këtë çështje, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti zhvilluan takimet e para me kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu, dhe kryetarin e Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka.

Në një prononcim për gazetarët pas takimit informal, sekretari i përgjithshëm i demokratëve Flamur Noka, tha se ditët në vijim do të ketë takime edhe me partitë e tjera opozitare, dhe se emri i kandidatit të opozitës do të bëhet publik pas negociatave me aleatët tradicional.

Noka tha se opozita ka kandidatët më të mirë për Bashkinë e Tiranës, ndërsa nuk la pa ironizuar edhe kandidaten e PS, Ogerta Manastirliu, të cilin e quajti ‘miss covidi’. Noka tha se qytetarët e Tiranës janë të vetëdijshëm për vjedhjet e Manastirliut në shëndetësi, dhe nuk do ti besojnë asaj Bashkinë.

Erion Veliaj i cili ndodhet në qeli në kuadër të dosjes hetimore, është shkarkuar nga detyra e kryetarit të Bashkisë nga Këshilli i Ministrave dhe nëse nuk ankimon vendimin, Presidenti pritet të shpallë datën e zgjedhjeve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco