VIDEO/ Çollaku: Rama është nën presion, ka nisur fushatë që të shesë apartamentet e trafikantëve të drogës

17:13, 27/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Basir Çollaku ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe të krimit në vend, gjatë një interviste në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatorin Arnold Karriqi.

Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po vepron si ‘zëdhënës i trafikantëve të drogës’, duke nisur një fushatë për të shitur pallatet e ndërtuara me para të pista.

Sipas Çollakut, në vend ndodhen mijëra apartamente të ndërtuara nga para të ardhura nga trafiku i drogës, të cilat kanë mbetur stok dhe të pashitura.

‘Pallatet, apartamentet e ndërtuara me paratë e drogës kanë mbetur të pashitura në numër të konsiderueshëm dhe disa mijëra janë stok. Duhet që dikush tu gjejë treg, që të qarkullojnë paratë atyre se, duhet të rifitohet ajo para që të vazhdohet dhe më tej.

Tani del Edi Rama si zëdhënësi i tyre dhe thotë, hajdeni se u ka ngelur çunave pallatet pa shitur. Ata janë njësi të tregut. Ky kontrollon ekonominë, tregun, drejtësinë, dhe kontrollohet prej trafikut,’ deklaroi Çollaku.

Ai e akuzoi më tej Ramën si ‘vartës të bandave’, duke shtuar se Kryeministri ka bërë mijëra kilometra për t’u takuar me ta.

‘Kryeministri është një vartës i këtyre grupeve, bandave. Se të bësh mijëra kilometra për të shkuar dhe për t’i takuar, ka shkuar zotëria atje, i janë bindur këta. Një qeveri që i bindet trafikantëve, drogës'.

Çollaku gjithashtu vuri në dukje reagimet e shpeshta të ambasadës Amerikane në Tiranë, që sipas tij, lidhen drejtpërdrejt me luftën ndaj karteleve të drogës.

'Ne kemi parë daljet e shpeshta të përfaqësuesve të ambasadës Amerikane, sidomos në dyjavëshi e fundit, janë 5-6 gjashtë postime të saj për luftë ndaj karteleve të drogës, që janë edhe kartele terroriste, të shpallura nga administrata Trump.’, u shpreh gazetari Basir Çollaku në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco