Lajmi i fundit

Balluku në mes të hetimit dhe për 3 tendera të tjerë, SPAK pritet t'i dorëzojë Kuvendit kërkesën për arrestimin e numrit 2 të Ramës

Trondit gazetari: Ju tregoj se si mjekët e QSUT dërgojnë pacientët me tumor në privat për kryerjen e biopsisë

Trondit gazetari: Ju tregoj se si mjekët e QSUT dërgojnë pacientët me tumor në privat për kryerjen e biopsisë

22:54, 26/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Osman Stafa publikoi mbrëmjen e së premtes  fakte tronditëse nga spitali Onkologjik, ku pacientët me tumor vonohen në kryerjen e analizave cka ka sjellë në disa raste dhe vdekjen e përshpejtuar të tyre si pasojë e mungesës së marrjes në kohë të terapisë.

I ftuar në emisionin News24, Stafa tha se i janë dashur të paktën 2 vite investigim në spitalin Onkologjik në QSUT ndërsa ka më shumë se 5 vjet mungesa në këtë spital, sic janë materialet për analizën e biopsisë.

“Më janë dashur 3 vite të kuptoj ca ndodh në laboratorin e biopsisë. Më kanë shkruar shumë njerëz për vonesat e biopsisë disa muaj. Dhe thashe unë nuk mund të vazhdoj vetëm me denoncimet e tyre por më duhet të gjej dokumenta zyrtarë të personave apo dhe vetë mjekëve që kanë punuar aty”, tha Stafa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco