Lajmi i fundit

Balluku në mes të hetimit dhe për 3 tendera të tjerë, SPAK pritet t'i dorëzojë Kuvendit kërkesën për arrestimin e numrit 2 të Ramës

Tabaku: Parlamenti po e nis sesionin me shkelje të Kushtetutës! Kryetari duhet të jetë simbol uniteti, jo përçarjeje

13:04, 16/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur akuza në fjalën e saj në seancën e sotme parlamentare, duke e cilësuar nisjen e sesionit të ri si një akt të shkeljes së Kushtetutës dhe të rregullores së Parlamentit. Sipas saj, në vend që të garantohet hapësira për opozitën dhe të përfshihet ajo në vendimmarrje, mazhoranca po thellon përjashtimin dhe po dhunon parimet kushtetuese që në hap të parë.

Jorida Tabaku: Javën e shkuar në nisje të këtij legjislacioni, ne të gjithë u betuam në Kushtetutë. U betuam që do e zbatojmë këtë Kushtetutë dhe në seancën e parë të Parlamentit ne e nisim me shkelje. Sesionin e kaluar ne e mbyllëm sërish në shkelje të Kushtetutës. U mbyll me vendime të Gjykatës Kushtetuese të pazbatuara, u  mbyll me hapësirën e opozitës të cenuar, u mbyll me një sjellje e cila e ngushtoi akoma më shumë hapësirën e debatit parlamentar.

Rregullorja e parlamentit kishte me të vërtetë nevojë të ndryshohej. Ka nevojë të ndryshojë me një debat të gjerë, sesi mund ti bëjmë deputetët më përgjegjës, sesi mund të sjellim një ligj për konfliktin e interesit, sesi mund ti bëjmë deputetët më afër qytetarëve, si një paketë e plotë duke përfshirë njëkohësisht edhe deputetët e opozitës edhe grupet parlamentare. Ndërkohë që ju, që në aktin e parë si kryetar Kuvendi, nisni një procedurë, e cila sipas Kushtetutës duhet të zgjasë jo më pak se një javë.

KolegĂ«t kĂ«tu, zoti Bardhi, Bylykbashi, ju cituan nenin 83 pika 2 tĂ« KushtetutĂ«s. Ne sot mund tĂ« kishim patur nevojĂ« pĂ«r njĂ« debat parlamentar sesi mund tĂ« rrisim hapĂ«sirĂ«n e opozitĂ«s, nĂ« njĂ« moment kur tĂ« gjitha hapĂ«sirat janĂ« zĂ«nĂ«, janĂ« uzurpuar nga mazhoranca dhe jo tĂ« bĂ«jmĂ« hapa pas. Struktura e re e komisioneve nuk reflekton as procesin e integrimit, nuk reflekton as pĂ«rfaqĂ«simin mĂ« tĂ« mirĂ« dhe as nuk reflekton njĂ«kohĂ«sisht as prioritetet qĂ« ka sot ShqipĂ«ria. ËshtĂ« e pa nevojshme kjo qĂ« po bĂ«ni, po e nisni sesionin parlamentar, legjislaturĂ«n, detyrĂ«n tuaj, duke shkelur me dy kĂ«mbĂ« rregullat e pĂ«rbashkĂ«ta tĂ« lojĂ«s qĂ« duhet mazhoranca dhe opozita tĂ« bien dakord, dhe nga ana tjetĂ«r mburreni pĂ«r procesin e integrimit. Procesi i Integrimit, nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ« Ă«shtĂ« gjithĂ«pĂ«rfshirje. Procesi i integrimit Ă«shtĂ« dakordĂ«si. Procesi i Integrimit Ă«shtĂ« njĂ«kohĂ«sisht edhe zbatimi i rregullave. ÇfarĂ« vlere ka sa kapituj hapen e mbyllen kur ti shkel kushtetutĂ«n pa nisur Parlamenti. ÇfarĂ« vlere ka sa ligje pĂ«rafrohen kur procedura e pĂ«rshpejtuar nga pĂ«rjashtim nga rregulli Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« rregull nĂ« kĂ«tĂ« parlament. Parlamenti sot, fatkeqĂ«sisht nuk reflekton vullnetin e shqiptarĂ«ve, por tĂ« paktĂ«n Ju, ju takon qĂ« si kryetar Kuvendi tĂ« jeni simbol i unitetit edhe i debatit nĂ« kĂ«tĂ« parlament. Shkelja e KushtetutĂ«s dhe e rregullores pa nisur sesioni parlamentar, vendos njĂ« njollĂ« akoma dhe mĂ« tĂ« zezĂ« mbi kĂ«tĂ« Parlament.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco