Lajmi i fundit

SPAK shpall në kërkim pronarin e disko ‘Road Hause’. Isa Aliu, pjesë e grupit të Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës

Mbledhja e grupit parlamentar të PS, Rama rrit numrin e komisioneve, por mban shumicën nën kontrollin e vet

11:12, 15/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e grupit parlamentar, vetëm pak ditë pas betimit të deputetëve të rinj në Kuvend. I pranishëm në takim ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka dhënë direktiva për ndryshimin e rregullores parlamentare dhe riorganizimin e komisioneve.

Sipas korespondentes së Syri Ambrozia Meta, në plan është rritja e numrit të komisioneve të përhershme nga 8 në 11, por duke ruajtur shumicën e tyre nën kontrollin e mazhorancës: shtatë do të drejtohen nga socialistët dhe vetëm katër nga opozita. Ky manovër shihet si një përpjekje e radhës e Ramës për të shtyrë më tej balancat demokratike në favor të qeverisë.

Janë bërë publike edhe emrat që do të udhëheqin komisionet kryesore:

Më poshtë emrat e drejtuesve të komisioneve nga mazhoranca:

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – Milva Ekonomi (PS)

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Ulsi Manja (PS)

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen – Bledi Çuçi (PS)

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – Opozita, nënkryetare Evis Kushi

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – Opozita, nënkryetar Shalsi

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – Anila Denaj (PS)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Opozita, nënkryetar Iris Luarasi

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – Blendi Klosi (PS)

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Opozita, nënkryetar Erion Malaj

Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme – Igli Hasani (PS)

Komisioni i ri për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – Fatmir Xhafaj (PS)

Komisioni i ri për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – Fatmir Xhafaj (PS)

Përveç tyre, do të ngrihen edhe Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, i cili do të drejtohet nga Damian Gjiknuri, dhe Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrative-Territoriale, me drejtues Arbian Maznikun.

Ndërkohë, u zyrtarizua se Erjona Ismaili do të jetë zëdhënëse e re e grupit parlamentar të PS.

Opozita e ka cilësuar këtë hap si një “heqje të mëtejshme të kompetencave” të saj, duke paralajmëruar se vendimi synon të zbehë çdo kontroll dhe transparencë parlamentare. Ndërkohë, kryeparlamentari Niko Peleshi pritet të mbledhë sot kryesinë e Kuvendit me krerët e grupeve parlamentare për të vënë në zbatim porosinë e Ramës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco