'Liria e medias në rrezik'/ 'Piranjat' tregojnë incidentin e dhunshëm në stadium: U sulmuan për të mbrojtur dy sanitaret që nuk ishin paguar

'Liria e medias në rrezik'/ 'Piranjat' tregojnë incidentin e dhunshëm në stadium: U sulmuan për të mbrojtur dy sanitaret që nuk ishin paguar

18:00, 14/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Redaksia e emisionit investigativ “Piranjat” ka sqaruar për opinionin publik incidentin e ndodhur ditën e shtunë në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Sipas postimit të tyre në faqen zyrtare të Instagram, arsyeja e vizitës së ekipit ishte të pyeste aksionerin e Air Albania, Sinan Idrizi, për mos-pagimin e rrogave dhe sigurimeve të dy sanitareve, ose siç e shpjegojnë vetë, dy pastruesve të thjeshtë.

Gazetarët theksuan se u dhunuan vetëm për kryerjen e detyrës së tyre profesionale, duke mbrojtur qytetarët që nuk gjejnë mbrojtje nga shteti.

Në postim ata shpjegojnë gjithashtu se Idrizi ka përpiqur të manipulojë opinionin me pretendime për “sulm nga një grup i kamufluar me armë të sofistikuara” dhe video të prerë, ndërkohë që pyetjet e gazetarit ishin të qeta dhe profesionale.

"Për të sqaruar opinionin publik, po ju informojmë se arsyeja e vajtjes tonë në stadium, ka qenë fakti se Sinan Idrizi nuk ka paguar rrogat e dy SANITAREVE, ose për ta bërë me të kuptueshme, dy PASTRUESEVE. Pra, jemi dhunuar sepse kemi qenë duke bërë detyrën tonë, në mbrojtje të dy qytetareve të thjeshta që nuk gjejnë dot mbrojtje nga shteti shqiptar"- theksohet në postim.

LEXO EDHE: FOTO/ Ja kush fshihet pas sulmit të ‘Piranjave’, aty ku shteti ka frikë të reagojë ndaj dhunuesve të gazetarëve

Redaksia ka theksuar gjithashtu vazhdimin e incidentit me sjelljen kriminale dhe fjalorin rrugaç të Refik Halilit dhe Mired Reçit, të cilat janë dokumentuar për publikun, por për të cilat Policia e Shtetit nuk ka reaguar.

“Piranjat” theksojnë se pavarësisht dhunës dhe presioneve, do të vazhdojnë misionin investigativ për denoncimin e shkeljeve dhe abuzimeve në Shqipëri.

LEXO EDHE: SYRI TV/ Gazetari i 'Piranjave', Edon Kuqi rrëfen dhunën: Policia, asnjë hetim!

Redaksia bën thirrje për reagim nga organizatat ndërkombëtare të medias dhe përfaqësitë diplomatike, duke kujtuar rëndësinë e mbrojtjes së gazetarëve dhe lirisë së shtypit.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco