Diplomati Mal Berisha i druhet të tjerave masa represive nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit, pas vendimit të këtij të fundit për bllokimin e dialogut strategjik Kosovë-SHBA.
I ftuar në edicionin e paradites në Syri Tv, nën moderimin e Armela Ferkos, Berisha tha se veprimi i ndërmarrë nga DASH, ishte i paralajmëruar, pas ‘arrogancës’ së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Sipas diplomatit Berisha, kryeministri Albin Kurit, mbetet një njeri manipulues dhe i etur për pushtet, gjë që po rrezikon shumë ta dëmtojë Kosovën, jo vetëm brenda vendit por edhe në arenën ndërkombëtare.
‘E di çdo të thotë nëse SHBA tërheq trupat? Një marrëzi e Vuçiç për të marrë aksion luftarak ndaj Kosovës’, theksoi ndër të tjera ish-ambasadori Mal Berisha.
Veprimi i DASH i ndërmarrë tashmë ka qenë i paralajmëruar. E prisja të ndodhte, pres gjëra më të këqija se kjo. Po të shkojmë pas në histori, ka qenë një moment kur perëndimi, u ndesh me akt të paprecedentë, gjenocidi serbo-madh ndaj Kosovës. Turp i madh për Perëndimin, SHBA-Britani, nëse do të ndodhte një gjenocid i dytë në Kosovë. Zinxhiri i masave ndaj Kosovës s’ka ndodhur me këtë vendim të fundit, është një gomë që bie për të qenë të vëmendshëm se mund të ketë masa të tjera, dhe unë kam frikë që do të ndodhin masa më të këqija se kjo.
Amerika pas çlirimit të Kosovës kanë ngritur një bazë të madhe amerikane. Në vazhdën e këtyre veprimeve që bën Kosova, është reduktuar, por ende është prezent. E di çdo të thotë nëse tërheq trupat? Marrëzi e Vuçiç për të marrë aksion luftarak ndaj Kosovës. Kosova kurrë s’mund t’i rezistojnë një ushtrie që furnizohet nga Rusia.
Të lësh 7 muaj vendin pa qeveri, vetëm me kujdestare që kryeministri s’ka detyrë firme, do të thotë që e ke vënë nën këmbë shtetin tënd pa qeveri, forma primitive për një vend demokratik. Ka shumë pasoja anësore shpopullimi. Qeverisja e keqe, zhgënjim total për popullatën.
Vendet që e kanë të drejtën e negociatave strategjike, Kosova ishte e privilegjuar. Ndërprerja, ulet dialogu politik. Kryeministri e ministrat s’kanë të drejtë për takime në DASH, i kanë mbyllur derën vetes. Është një ‘duet’, që për shkak të veprimeve të politikanëve të Kosovës, i ka vënë në një harmoni veprimet e dy anëve të oqeanit. Ka embargo ndaj Kosovës nga ana e BE-së. Nuk disbursohen fondet që ishin caktuar të jepeshin, 800 milionë euro.
Kurti ka dhënë miratim në marrëveshjen e Ohrit më 2023, qe e ka pranuar, vetëmenaxhim i asociacionit, në gjuhën juridike presupozon të gjitha format vetëqeverisëse të një grupi politik që është krijuar në Kosovë. Kurti ka rënë dakord, ndërsa tani hiqet si patriot për të mos marrë vendim për karrigen e zv.parlamentit. Mbetet një njeri manipulues, i etur për pushtet që po i bën dëm Kosovës.
© SYRI.net