Ekspertët ligjor të Presidenti Donald Trump po përgatisin nisjen e një hetimi federal për aktivitetet e paligjshmë të Xhorxh Soros. Hetimi do të përfshijë financimet për protestat e dhunshme dhe aktivitetet e Fondacionit SHoqëria e Hapur. Mediat prestigjoze amerikane shkruajn se pjesë e hetimit do të jetë edhe shkelja e ligjit të FARA-s, ku rasti më flagrant është ai i sanksionimit të liderit të opozitës shqiptare Sali Berisha, bazuar në lidhjet miqësore të familjes Soros me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Presidenti Donald Trump po shqyrton nisjen e një hetimi federal për veprimtari kriminale ndaj George Sorosit dhe anëtarëve të familjes së tij, duke sugjeruar të premten se ata mund të jenë përgjegjës për financimin e protestave që ai i quan "agjitacion i vërtetë", e jo shprehje e lirë. Presidenti tha në një intervistë për Fox News se beson se mund të ketë baza për të përdorur Ligjin e organizatave të korruptuara e të ndikuara nga korrupsioni (RICO) kundër Sorosit dhe rrjeteve të lidhura me të, pas një incidenti këtë javë ku protestuesit u afruan disa metra pranë Trump-it në një restorant në Uashington D.C.
Në një artikull të publikuar sëfundmi të autorëve Kaelan Deese dhe Robert Schmad, Washington Examiner shkruan se qëndrimet janë përforcuar më shumë edhe pas dhunën politike dhe vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk. Presidenti trump akuzon Xhorxh Soros për dhunën në protestat e financuara prej tij, kun ë qendër qëndron fondacioni Shoqëri e Hapur, e njohur për aktivitetin e gjerë në Shqipëri, në disa prej reformave më të rëndësishme si Drejtësia, apo financimin e të ashtuquajturës Shoqëri Civile, të njohur për qëndrimet e majta.
Përtej çështjeve që lidhen drejtëpërsëdrejti me aktivitetin e Xhorxh Soros kundër Trump, ekspertët ligjor shprehen se pjesë e hetimit do të jetë edhe shkeljet e FARA-s. Disa kritikë të Sorosit thonë se ekipi ligjor i presidentit mund të ketë një shteg më të realizueshëm duke ndjekur shkeljet e mundshme të Aktit për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj (FARA) sesa akuza për veprimtari kriminale.
Parker Thayer, një studiues investigativ në Capital Research Center, i tha Washington Examiner se mendon se ka prova publike më të forta që lidhin Alex Sorosin me aktivitete të dyshuara lobimi të huaj që potencialisht mund të nxisnin shkelje të FARA-s, sidomos në lidhje me politikën e sanksioneve të Sekretarit të atëhershëm të Shtetit Antony Blinken në vitin 2021 ndaj Shqipërisë.
Duket mjaft qartë që Alex mund të ketë ndërhyrë për të tentuar të vendoseshin sanksione ndaj liderit të opozitës në Shqipëri. Kjo do të ishte lobim në emër të një qeverie të huaj, ose të paktën, qytetarëve të huaj, për të ndikuar në politikën amerikane. Kjo është një rast tipik për FARA
Thayer përmendi marrëdhënien e ngushtë mes Alex Sorosit dhe Kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke theksuar se Rama ishte i ftuar në dasmën e Sorosit në qershor. Vendimi i Blinkenit për sanksione, i cili doli politikisht në favor të Ramës gjatë një cikli zgjedhor, ngriti flamuj të kuq sipas Thayer-it, duke thënë se nëse do të provohej që ai kishte lobuar pa deklaruar siç e kërkon ligji, kjo mund të përbënte shkelje të ligjit federal.
© SYRI.net