Lajmi i fundit

I kërkoi mandatin/ Deputetja sfidon Ramën: Hajde shkojmë në zgjedhjet ta shohim...

VIDEO/ 'Kurti nuk mbajti premtimet që i dha SHBA', Selimi: Kosova po vuan vendimet e Qeverisë Kurti

20:40, 12/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Petrit Selimi ka komentuar në Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, vendimin e qeverisë së SHBA që ka pezulluar dialogun strategjik me qeverinë Kurti.

Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Selimi u shpreh se, Albin Kurti nuk i ka mbajtur premtimet e bëra ndaj SHBA-së dhe këto pasoja sot po i vuan populli i Kosovës.

‘Albin Kurti nuk është i befasuar me vendimin e SHBA-së. Ai ka qenë i informuar që më herët për pasojat që mund të ketë, nëse nuk ka koordinim më të thellë, sidomos nëse janë dhënë premtime. Ka pasur raste shumë konkrete, ku Kurti ka dhënë premtime të prekshme të cilat ai nuk i ka zbatuar dhe në një mënyrë, pala amerikane tani po ndihet e ofenduar.

Vendimi amerikan sot kishte dy referenca.

E para ishte sulmet e një pas njëshme që po bën javët dhe muajt e fundit qeveria dhe ish-kryeministri Kurti ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Për SHBA, aleatët europianë dhe misionet e huaja në Kosovë, kanë shumë respekt dhe shprehin kujdes për vendimet e Gjykatës Kushtetuese, sepse ka qenë një arbitër tepër solid për kushtetueshmërinë dhe ligjin në Kosovë.

Populli i Kosovës po i vuan vendimet jo të mençura të ish-qeverisë Kurti. Nga ana tjetër SHBA kujdesen që sot ta izolojnë vendimin vetëm duke u fokusuar tek Kurti dhe qeveria e Kosovës. Vendimi për pezullim të dialogut prek qeverinë Kurti, por jo popullin e Kosovës, sepse ndihmat po vazhdojnë.

Me Amerikanë jemi shumë mbrapa, jemi në pikën më të ulët mes dy qeverive që nga koha e marrëdhënieve bilaterale. Që nga koha e vizitave të presidentit Rugova në fillim të viteve ’90, sot jemi në pikën më të ulët’, tha Petrit Selimi në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco