Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është shprehur sot se është e trishtë të shohësh degradimin e jetës parlamentare në vend dhe kapjen e institucioneve nga interesat private.
Ai theksoi se Parlamenti, që duhet të ishte vend për debate mbi reforma, ndalimin e shpopullimit dhe çështje që prekin qytetarët, është kthyer në një teatër të pushtetit personal.
Mazhoranca përdor çdo mundësi për të vendosur persona të lidhur ngushtë me interesat e tyre, si rasti i Niko Peleshit, i lidhur ngushtë me Klodian Zoton, i shumëfoluri i aferave të inceneratorëve.
Këlliçi nuk la pa kritikuar edhe deputetët e qeverisë, veçanërisht Sara Miles, e cila, shprehej: ‘jam princeshë, jam princesha e burgjeve’, një sjellje që pasqyron arrogancën dhe mungesën e respektit për qytetarët dhe votën e tyre.
Deputeti denoncoi gjithashtu vendosjen e deputetëve të panjohur në rreshtin e parë të kuvendit, pa përvojë dhe qasje publike, duke treguar degradimin e plotë të jetës parlamentare dhe kapjen e Kuvendit nga individë anonimë.
'Sot keni parë një simbolikë të gjetur nga ana e deputetëve të opozitës, ku zoti Berisha i pari kur ka qenë moment i votimit ka shkuar me foton e McGonigal, para kutisë së votimit, për të treguar mikun e ngushtë të Edi Ramës. Unë vetë kisha përzgjedhur mikun tjetër të ngushtë Alex Sorosin.- u shpreh më tej Këlliçi.
Këlliçi:
Me vjen sinqerisht keq që shkuam në një sallë ku në fakt do të duhej të kishte debat, diskutim për reforma, për ndaljen e shpopullimit që është një çështje që prek Shqipërinë e 2025, por edhe Shqipërinë e 2040 edhe më radhë.
Të flitej për pensionet, për çështje që kanë interes e drejtpërdrejt me qytetarin shqiptar dhe ndërkohë si mos të ndihesh keq kur në votimin e parë, në rastin e parë, që i jepet mundësia kësaj mazhorance për të votuar një prej anëtarëve të saj, shkon dhe con shkun e ngushtë te Klodian Zotos, prestanomes së inceneratorit të Tiranës, të Fierit dhe të Elbasanit, Niko Peleshin e çon kryetar kuvendi.
Si mos ndjehesh keq kur shikojë që kësaj deputete që ka marrë 20 mijë vota në Elbasan, Sara Miles, i thërrisnin deputete të opozitës ‘miss burg’, dhe ajo përgjigjej ‘jam princeshë, jam princesha e burgjeve’, dhe ndërkohë i tregonte ai krehu i komisionit, si e votonte, nuk dinte të votonte, i thoshte voto pro, votonte pro, besoj do dalin pamjet. Janë simbolike këto, janë detaje, sigurisht janë edhe krejt të vogla, sidomos ajo e Niko Peleshit, por edhe kjo tjetra që tregon se ku ka degraduar jeta parlamentare.
Si mund të mos ndihesh keq kur në rreshtin e parë ishte dikush që asnjë nuk po e njihte, kishin një debat rreth 15 deputetë të PS, ore kush është ky i ulur në rresht të parë, ishte Arkend Balla, ky që ka marrë 21 mijë vota në Durrës, ky që ka marrë 5 mijë vota më shumë se Edi Rama, nuk është askush, është një person anonim, është një individ anonim që nuk ka folur ndonjëherë në jetën e vet, nuk ka një qasje publike, nuk ka një informacion në Google për të.
Sot keni parë një simbolikë të gjetur nga ana e deputetëve të opozitës, ku zoti Berisha i pari kur ka qenë moment i votimit ka shkuar me foton e McGonigal, para kutisë së votimit, për të treguar mikun e ngushtë të Edi Ramës.
Unë vetë kisha përzgjedhur mikun tjetër të ngushtë Alex Sorosin.
© SYRI.net