Lajmi i fundit

LIVE- Kreu i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët

Dekreti për 'Diellën' e Ramës, Bardhi: Ushtar Bajrami po tenton ta shndërrojë Republikën në një palaçollëk

Dekreti për 'Diellën' e Ramës, Bardhi: Ushtar Bajrami po tenton ta shndërrojë Republikën në një palaçollëk

13:28, 12/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment  Bardhi ka reaguar pas dekretimit nga ana e Presidentit të Republikës i cili ngarkon Ramën me ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual "Diella".

Sipas demokratit Bardhi, gjithçka është në shkelje të kushtetutës.

« Karagjozllëqet e kryeministrit nuk mund të shndërrohen në akte juridike të shtetit shqiptar. Ushtar Bajrami po tenton ta shndërrojë Republikën në një palaçollëk, siç është ai vetë », shkruan Bardhi në reagimin e tij.

Image

Postimi:

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Dekreti i Presidentit të Republikës për të ngarkuar kryeministrin me ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual "Diella", përveçse qesharak, është tërësisht antikushtetues. Ai bie ndesh me nenet 96, 97, 102 dhe 103 të Kushtetutës.

Ministër mund të emërohet: (i) shtetasi shqiptar; (ii) që ka mbushur 18 vjeç; dhe (iii) është i aftë mendërisht (shih nenet 45 dhe 103 të Kushtetutës). Cilat nga këto cilësi ka ministrja "Diella"?!

Karagjozllëqet e kryeministrit nuk mund të shndërrohen në akte juridike të shtetit shqiptar. Ushtar Bajrami po tenton ta shndërrojë Republikën në një palaçollëk, siç është ai vetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco