Lajmi i fundit

LIVE- Kreu i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët

'Rama 4', qeverisja me kartelet e Troplinëve, Sorosit e McGonigal! Protesta e PD-së në Parlament

'Rama 4', qeverisja me kartelet e Troplinëve, Sorosit e McGonigal! Protesta e PD-së në Parlament

12:18, 12/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetët e Partisë Demokratike zhvilluan sot një 'protestë' brenda Kuvendit, duke mbajtur pankarta dhe foto me ministrat e rinj të kabinetit të prezantuar dje nga kryeministri Edi Rama.

Protesta vjen si një reagim ndaj një qeverie që opozita e konsideron të lidhur me krimin dhe skandalet e vazhdueshme, përfshirë çështjen e McGonigal.

Image

Image

LEXO EDHE: Afera Rama-McGonigal/ Gazeta amerikane: U përfshi vëllai i Joe Biden, udhëtoi drejt Hong Kongut pasi informacioni rrodhi te zyrtari shqiptar

Pankartat dhe fotot e mbajtura nga deputetët tregojnë mesazhe të qarta: ata lidhin emrat e ministrave të rinj me akuza për korrupsion, abuzim me fondet publike dhe përgjegjësi në çështje që opozita i ka denoncuar vazhdimisht.

Deputetët e opozitës thanë se kjo është vetëm fillimi i një beteje të vazhdueshme për të mbrojtur interesin publik dhe për të denoncuar çdo veprim që cenon ligjin dhe shtetin ligjor.

Image

Image

LEXO EDHE: Skandali Rama-McGonigal/ Media rumune: I implikuar edhe gjenerali që këshillonte kryeministrin shqiptar, priten zbulime të reja të nxehta

Sipas tyre, kabineti i ri nuk sjell ndryshim, por vijon politikën e lidhjes së pushtetit me krimin dhe skandalet e mëdha të qeverisjes.

Në këtë protestë, PD tregon se nuk do të heshtë ndaj manipulimeve dhe padrejtësive, duke mbajtur të gjallë zërin e qytetarëve brenda dhe jashtë institucioneve të shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco