Një ditë pas Asamblesë ku prezantoi skudarën e re me huqe të vjetra të qeverisë, Edi Rama ka mbërritur në ambientet e Presidencës ku pritet t’i dorëzojë 'noterit' të tij, Bajram Begaj, emrat e ministrave.
Pritet që Begaj kryejë aktin noterial të ministrave të rinj për t’i hapur rrugë formimit të qeverisë dhe nisjes së punës nga kabineti.
Sakaq, ditën e sotme në orën 17:00 pritet që në Kuvend të kryhet betimi i 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Seanca e parë e Kuvendit të Shqipërisë nisi ditën e sotme në orën 10:00, ndërsë të pranishëm në sallë ishin edhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në vend, ndërsa në sallë nuk munguan as tensionet.
© SYRI.net