Lajmi i fundit

LIVE- Kreu i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët

'Diella është Linda Rama', Bardhi i kundërpërgjigjet Ramës: Pyete për fondet e AKSHI-it

'Diella është Linda Rama', Bardhi i kundërpërgjigjet Ramës: Pyete për fondet e AKSHI-it

11:16, 12/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një postim në Facebook, komentoi komunikimin e kryeministrit Edi Rama me “Diellën”, (pseudonimin e ri të Linda Ramës), e cila është shpallur Ministre virtuale për shkak të përvojës së saj në teknologjinë e informacionit dhe veçanërisht në tenderat e AKSHI-it.

Bardhi theksoi me ironi se do të ishte më se e nevojshme që Rama ta pyeste për fondet e AKSHI-it, ndërsa për çështjet e opozitës ka kush t’u japë përgjigje.

Sipas Bardhit, kjo situatë tregon qartë se qeveria po përdor figura virtuale dhe manipulime për të mbuluar korrupsionin dhe skandalet në institucionet publike duke anashkaluar transparencën dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve.

Postimi i plotë:

Edi Rama paska komunikuar me “Diellën”, pseudonimi i ri i Linda Ramës, e cila për shkak të eksperiencës që ka me teknologjinë e informacionit, posaçërisht me tenderat e AKSHI-it, është shpallur Ministre virtuale.

Mirë do ishte ta pyeste për fondet e AKSHI-it, se për opozitën ka kush përgjigjet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco