Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot për mediat se rregullorja e Kuvendit është asgjësuar nga mënyra se si u zhvillua seanca e parë e parlamentit të ri.
Ai kritikoi kryesuesin e seancës, Vasil Llajo, duke e cilësuar “një mjek pa eksperiencë parlamentare” dhe tha se po mashtrohet për të zbatuar urdhra që cenojnë rregulloren.
Berisha theksoi se shpallja e disa komisioneve që nuk ekzistojnë në rregullore tregon qartë se parlamenti nuk po funksionon sipas ligjit dhe rregullave të tij dhe se kjo situatë tregon degradimin e institucioneve.
Pjesë nga deklarata:
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot për gazetarët se është asgjësuar rregullorja e Kuvendit.
Kjo për shkak se kryesuesi i seancës shpalli disa komisione që nuk ekzistojnë në rregullore.
“Ky është parlamenti i atyre që thashë. Nuk është parlament.
Si mund ta lija unë Vasil Llajën, një mjek i cili nuk ka asnjë eksperiencë parlamentare dhe e mashtrojnë siç duan.
Ai nuk e di që parlamenti është rrëzuar që dje.
Që në momentin që ai shpalli komisionet të cilat nuk ekzistojnë në rregullore.
Kaq është puna.
Ai asgjësoi edhe rregulloren e parlamentit...,” tha Berisha.
© SYRI.net