Lajmi i fundit

LIVE- Kreu i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët

Prania e ambasadorëve në seancë/ Berisha: Unë thashë që këtu janë kartelet e drogës, të vret Zoti po të mos e thuash këtë

10:42, 12/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i opozitës, Sali Berisha, denoncoi në mënyrë të ashpër atë që e quajti një shkelje të rregullores së Kuvendit nga kryeministri Edi Rama.

Sipas Berishës, asnjë komision nuk mund të ndryshohet pa një ndryshim të rregullores, por Rama e filloi veprimin që dje në Asamble duke injoruar këtë procedurë.

Ai e përshkroi parlamentin si një “narkoparlament”, duke theksuar se morali i kryeministrit, sipas tij, është i lidhur vetëm me drogën dhe jo me ligjin apo rregulloren.

Pjesë nga deklarata:

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, u pyet nga gazetarët nëse qëndrimi i tij në seancën e parë të Kuvendit sot, kishte lidhje me praninë e ambasadorëve në sallë.

“Po lëreni, çfarë punë kisha unë me ata?

Unë kisha punë me qytetarët e mi.

Ata ishin të pranishëm dhe unë thashë që këtu janë kartelet e drogës.

Atë nuk mund të mos e thosha.

Të vret Zoti po të mos e thuash atë,” tha Berisha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco