Lajmi i fundit

LIVE- Kreu i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët

Berisha: Parlamentin do e hapim me komision hetimor për zgjedhjet dhe aferën McGonigal! Beteja jonë koordinohet me miqtë ndërkombëtarë

Berisha: Parlamentin do e hapim me komision hetimor për zgjedhjet dhe aferën McGonigal! Beteja jonë koordinohet me miqtë ndërkombëtarë

14:21, 10/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në deklaratën publike para anëtarëve të kryesisë, Sali Berisha tha se në PD me të nisur parlamenti i ri do të kërkojë hapjen e një komision hetimor për zgjedhjet dhe për McGonigalin.

Ai theksoi se PD është gati të ndihmojë edhe hetimet në SHBA, pasi ka prova dhe fakte të dobishme.

Berisha theksoi se beteja është shumëplanëshe dhe kërkon mbështetjen e miqve ndërkombëtarë, ndërsa garantoi qytetarët se opozita do të mbetet e pamposhtur në mbrojtje të votës së lirë dhe interesave të tyre.

Pjesë nga fjala e Berishës

 Hakmarrja për Drejtësi tani po ndërton një ndërtesë gjigante në Tiranë për studio arkitekturore.

Vini re mirë, shikoni ku jemi.
Hakmarrja për Drejtësi tani po ndërton një ndërtesë gjigante në Tiranë për studio arkitekturore.
Se nuk kishim hapësira.
Po, kanë ardhur në Tiranë dhe po ndërtojnë tani studiot e mëdha se vetëm këto ekzistojnë.
Të heqim karriget këtu, të hapim hapësirën aty.
Drogë, drogë dhe vetëm drogë.
Ndaj dhe parlamentin do ta hapim prapë me komision hetimor për zgjedhjet.
Po.
Themelore, fjala e lirë, vota e lirë.
Prapë me komisione hetimore.
T’i nxjerrim kriminelët elektoralë para shqiptarëve siç nxorëm kriminelët e djegësave.
Komision për McGonigalin.
E morët vesh ju se çfarë dimensionesh ndërkombëtare planetare merr afera McGonigal ku në epiqendër është edhe Edi Rama me Duçkën e tij.
Ka 3 vjet që zoti Bardhi ka bërë denoncimin.
E mbyll Altin Troplini.
Jo, do t’ua themi shqiptarëve të gjitha se çfarë kanë bërë këta.
Dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë edhe hetimin në SHBA nëse e kërkojnë. Ne kemi prova dhe fakte që janë të dobishme për ta.

Pra, duke kërkuar mirëkuptim për zemërimin e shumë anëtarëve, simpatizantëve, qytetarëve, intelektualëve që kanë me këto që kanë ndohur, ne nuk përligjim procesin zgjedhor, por ne shfrytëzojmë këtë hapësirë në motivin e asaj që falenderojmë Zotin dhe vendosmërinë për të luftuar diktaturën në çdo pozicion që ndodhemi.

Dhe ne në parlament i garantojmë qytetarët se do të jemi të pamposhtur në mbrojtje të interesave të tyre.

Ndaj dhe them se kjo është përgjigja që duhet t’i japim ne.

Dhe një gjë ua them miqve që mendojnë ndryshe, kjo është një betejë shumëplanëshe, edhe në planin ndërkombëtar, miqtë tanë, të cilët nuk mund të themi se nuk na kanë mbështetur, na kanë mbështetur, na kanë mbështetur paradhënie, kanë shkruar për zgjedhjet ato që dolën pa u zhvilluar, na besuan plotësisht.

Pra, koordinimi i kësaj beteje kërkon detyrimisht edhe mbështetjen tek miqtë tanë, miqtë e demokracisë në Shqipëri, miqtë e votës së lirë në Europë dhe botë e kudo që janë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco