Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha konferencë për shtyp

‘Shqiptarët edhe ikin me vrap, edhe duan shtet.’-Iriqi bisedon me Ramën

‘Shqiptarët edhe ikin me vrap, edhe duan shtet.’-Iriqi bisedon me Ramën

17:26, 01/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Iriqi: - Ke thënë që në datën 11 në Asamblenë Socialiste do të shpallësh emrat e ministrave.

Rama: - Më 11 po të kujt muaji mo?

Iriqi: - Po tallesh tani?

Rama: - Kam afër 30 vite që tallem e asnjë nuk qesh. Veç më duartrokasin e më votojnë.

Iriqi: - Po ama qeveria jote ka kapur gjithë vendet e fundit. Në varfëri, në arsim, në shëndetësi…

Rama: - Ja, ka kapur Franca e Gjermania vendet e para dhe qeveritë e tyre po ikin për lesh. Kam fat thuaj.

Iriqi: - Fat? Pse?

Rama: - Që jam mes votuesve shqiptarë. Që edhe po i degdise nëpër botë vijnë me avion, e paguajnë vetë biletën dhe të votojnë. Popull për t’iu përulur.

Iriqi: - Atëherë rritu pensionin, bëje kaq.

Rama: - E kam menduar, por do më votojnë më pak. Ja, Enveri kur ekonomia merrte ndihma nga rusi e kinezi, që ishte mirë dmth, i fitonte zgjedhjet me 90%. Kur e ushqente popullin me tallon dhe po e vdiste urie fitonte 99%.

Iriqi: - Pra do i ulësh pensionet?

Rama: - Jo, nuk do i ul, por do u ve taksë. Kush e ka 100 mijë të vjetra do ia marr 20 mijë. E me radhë

Iriqi: - Si do ushqehen atëherë?

Rama: - Ata i ushqejnë fëmijët. Cili ushqehet me atë palo lëmoshë që u jap?! Mua me dëshirë më japin votën.

Iriqi: - Më thuaj ca emra ministrash që do kesh te qeveria e re!

Rama: - Po të them kaq; çdo ministri do të ketë jo një, por tre ministra.

Iriqi: - E si do të qeverisin ata?

Rama: - Po pse ata qeverisin mo apo bëjnë fiks ç’u them unë! Ndaj do i le tre në një zyrë që çdo koncesion a investim ta firmosin të tre dhe në burg të shkojnë bashkë grup. Të tre. Do e ndjejnë më pak lagështinë e qelisë.

Iriqi: - Po populli do efiçencë jo tallje, do rezultate.

Rama: - Shqiptarët janë popull komik. Edhe ikin me vrap nga atdheu, edhe duan shtet të fortë. Si ajo shprehja, duan edhe diell, edhe shi. Hi, hi, hi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco