Gazetari Ermal Mulosmani ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas pyetjeve të Erion Veliajt drejtuar SPAK. Ai ka treguar në shenimin e tij një histori të treguar nga Presidenti rus Putin që bën fjalë për një mi që sulmon macet...
"Mu kujtua kjo ngjarje e treguar me qejf të madh nga Putini kur pashë sot që Erion Veliaj akoma flitka me gjuhë të moderuar", shkruan Mulosmani. :Ky nuk ka as kurajon e miut të Putinit!".
Postimi:
Në një nga librat që kam lexuar për Rusinë moderne dhe për Putinin, është një rrëfim që vetë Cari rus e ka fort për zemër.
Tregon për një ngjarje nga fëmijëria e tij në Shën Petërburg. Një ditë, disa mace, zbulojnë një mi të vogël dhe e ndjekin nëpër shtëpi. Miu ecën me shpejtësi skëterre drejt cepit më të largët. Putini fëmijë bëhet kurioz dhe e ndjek gjuetinë e pabarabartë. Kur miu shkon në cepin e fundit të shtëpisë, matanë të cilit ai nuk kishte nga t’ia mbante, befas, kthehet si i tërbuar dhe….i sulmon macet!
Kjo ishte ngjarje që do të linte gjurmë të pashlyeshme te fëmija 10 vjeçar, ishte mësimi i tij I jetës. Ai kuptoi që kurrë mos e lër një qenie pa rrugëzgjidhje. Përndryshe edhe qenia më inferiore bëhet e rrezikshme. "Mos e vendos askënd në cep" -është motoja e tij.
Mu kujtua kjo ngjarje e treguar me qejf të madh nga Putini kur pashë sot që Erion Veliaj akoma flitka me gjuhë të moderuar. Ky nuk ka as kurajon e miut të Putinit!
Je në cep or dajë, nuk ke shpëtim. Karriera politike të ka mbaruar, miqtë të kanë firuar, dënimi 10 vjeçar të pret. Në këtë botë ke vetëm nënën dhe vëllanë. Atëherë sulmo!
Ose hesht dhe prit të kullufisin! Kur hanë darkë e tregojnë barcaleta me ty do ju shijojë shumë pasdarka.
Viktimë perfekte!
© SYRI.net