Ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj ngre alarmin përsa i përket sigurisë ushqimore në vend, duke akuzuar qeverinë Rama për neglizhencë të thellë në kontrollin e ushqimeve që importohen.
E ftuar në emisionin ‘Task-Forcë’ me Sonila Meçon në Syri TV, ajo theksoi se mbi 80% e ushqimit që konsumon populli shqiptar vjen nga jashtë, ndërkohë që mungesa e një laboratori funksional dhe kontrolli shtetëror lë qytetarët të ekspozuar ndaj produkteve të rrezikshme, si mish me salmonelë, qumësht me aflatoksinë dhe vaj palme të rrezikshëm.
Më tej, Shehaj ironizoi përqendrimin e vëmendjes së qeverisë në çështje të parëndësishme, si ‘rigoni i Bardhës’ ndërsa problemet serioze të ushqimit kalojnë pa u prekur. Ajo theksoi se tregtarët ambulantë trajtohen si kriminelë, ndërsa importet e rrezikshme lejohen lirshëm, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve për shkak të mungesës totale të mekanizmave të kontrollit.
Brisida Shehaj: Kam bindjen time që Rama nuk ka nevojë më të bëj terror. Pra, kjo ideja që ai po terrorizon popullin... Cilin popull? Ne jemi popull që iu nënshtrua, i dha 82 kokrra mandatesh. Mirë që u nënshtruan këta këtu, por njësoj u nënshtruan dhe ata në diasporë. Dhe kemi parë skandale me votat e diasporës. I kemi parë dhe sot me zotin Berisha me ca firma, që nuk ishin firma. Pra, ai nuk ka nevojë të terrorizojë askënd.
Ajo që unë dyshoj realisht, përpara se të flas teknikisht për atë që unë mendoj, është që ne na duhet një psikolog dhe unë e kërkova në gjyq në fakt ngaqë i ishte shkaktuar një dëm shumë i madh psikologjik atij zotërisë nga deklaratat e mia por nuk ma aprovoi gjyqtari. I duhet vlerësim psikologjik pse ky person ka një lloj urrejtje për ne si popull apo dhe për pjesën që janë në nevojë.
Nëse flasim për siguri ushqimore, po flasim për një popull, për një komb, për një shtet, i cili ka 80-90% të ushqimit që konsumon, mall importi. Pra, ajo që prodhohet apo konsumohet në Shqipëri nga fermerët tanë, mbulon apo nuk mbulon 10-20%, që do të thotë që siguria jonë ushqimore nuk cenohet nga rigoni i asaj zonjës që thoshte ‘T’u bëftë Bardha, o Muçi’.
Ndërkohë, në maksimale më përpara, tregjet që u krijuan, ka qenë njeriu vetë që ka shkuar në tregje dhe ka qenë njeriu vet që ka vajtur në tregje dhe janë trajtuar si ambulantë, sepse ata nëse do të mbajnë kasë dhe fiskalizimin, duhet të paguajnë edhe një ekonomist.
Thënë këtë, i bie që nëse do të merremi me sigurinë ushqimore, i bie të merremi me qumështin që na vjen ne me vajin e palmës, me mishin që na vjen nga Brazili me salmonelë, qumështi me afatoksinë, e shumë të tjera si mandarinat, domatet, specat... të gjitha këto që nuk kontrollohen, sepse nuk kemi një laborator.
© SYRI.net