Partia e Lirisë: Pamë me sytë tanë krimin zgjedhor në Vorë! Banda e Xhabaftëve, eskorta e Spiropalit kërcënojnë banorët

14:42, 11/05/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia e Lirisë në një prononcim për median denoncuan krimin zgjedhor që po ndodh në Vorë.

“Në Vorë kemi konstatuar me sytë tanë konsumimin e një krimi zgjedhor me 3 aktorë. Qeverinë, SPAK dhe Prokurorinë. Policia e shtetit nuk ekziston. Ua ka falur qendrën e Vorës një grushti horrash që janë identifikuar. Jemi këtu për tju thënë qytetarëve të Vorës se nuk ju marin dot peng grupi i kriminelëve.

Duhej të kishin ardhur në mënyrë të rrufeshme trimat e SPAK e BKH-së. Ku janë fshehur. 10 minuta nga qendra e Tiranës. Ata janë bashkëpjesëtarë të krimit e tendencës së dëshpëruar të Ramës duke dhënë shpirt, fshihet pas potureve të rrugacëve që shërbejnë dhe si shoqëruesit e Elisa Spiropalit. Banorë të Vorës, mos kini frikë" tha deputewti Vasili. 

Tedi Blushi tha se me mbështetjen e kryetares së kuvendit Spiropali, banda e Xhabaftit po i përdor si eskortë dhe prë të intimiduar kërcënuar qytetarët e deputetët. I bëjmë thirrje ndërkombëtarëve të reagojnë për këtë krim

“Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali përdor këta banditë si eskportë e nuk ka një këmbë polici në Vorë për ti arrestuar këta persona që qëndrojnë edhe të armatosur para QV e i bëjnë presion banorëve. Kjo bandë nuk mund të mbajë më peng të ardhmen e Vorës’ tha Blushi. 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco