Eurostat thotë se 46 përqind e shqiptaërve jetojnë në varfëri, një shifër rekord për kontinentin tonë.
Rreth 800 mijë pensionistë jo vetëm që nuk morën rritjen pensionesh, por Edi Rama iu vodhi indeksimin prej miliona eurosh.
Komisioni Europian paralajmëron se kriza e çmimeve do të rëndohet akoma më shumë për shqiptarët.
Në këtë situatë të tillë, kryeministri Edi Rama ka vendosur t’u flasë shqiptarëve për pijet luksoze.
Në podkastin e tij me dy bartendera, Rama foli për koktejet si pije aristokratësh.
Ai nuk la pa treguar edhe se si e shijon verën.
Por kulmi arriti kur Rama ‘zbuloi’ talentin e djalit të tij të vogël, Zahos.
“Unë nuk kam moshë për këto (kokteje), por më kujtohet Zaho. Ai e ka shumë instiktive që shkon atje dhe shkon bën ato përzierje, në çdo rast kur sheh një bar, shkon atje përzihet me ata dhe vjen me koktej. Mbase një ditë do ta marr dhe t’i bëni një demonstrim se si përdoren këto sepse unë mund t’i përdor vetëm për të përzier bojëra. Unë jam shumë injorant në këtë fushë, nuk është vetëm kjo fushë ku jam injorant, por këtu jam shumë”, tha Rama.
© SYRI.net