VIDEO/ ‘Mungesë vizioni e pashoqe’/ Inxhinieri: Makutëria e të shfrytëzuarit çdo cm për ndërtim, e tmerrshme

09:48, 25/04/2024
A+ Aa A-

I ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, inxhinieri i ndërtimit Erion Softa ka folur për ndërtimet pa kriter në Tiranë duke ndikuar dhe shkatërruar cilësinë e jetës.

Sipas Softës, ‘kemi një mungesë vizioni të pashoqe pasi bëjmë një zonë të re urbane, si Bulevardi i Ri, kemi 20-25 pallate ku të gjithë kanë dimensione të ndryshme, distanca të ndryshme, ngjyra të ndryshme, fasada të ndryshme dhe prap kthehet në një geto’.

‘Makutëria e të ndërtuarit afër dhe për të shfrytëzuar çdo cm është e tmerrshme’, u shpreh inxhinieri Softa.

Softa: Zhvillimi urbanistik i Tiranës duhet të parashikonte që të krijonte zona që kanë realisht cilësia jetese, pra vërtetë kanë çmime shumë të larta por të kishin edhe cilësi jete shumë të mirë, në luksin e tyre. Mirëpo në këto vite kemi treguar që edhe kur kemi fusha, si p.sh. fusha e Bulevardit të Ri, shumë shpejtë u kthye në zonë të djegur urbane, ku cilësia e jetës mungon, intensiteti i ndërtimit është shumë i lartë ku rrugët janë shumë të ngushta.

Nuk e di një turist ku e lë makinën. Ne jemi në parkingje në trafik jemi në emergjencë qytetare ku e kemi totalisht të pamundur për të qarkulluar dhe kjo vjen nga intensiteti i ndërtimit dhe mënyra se si është ndëtuar qyteti.

Hyrjen në Tiranë e kemi lënë me dy korsi, gjë e cila nuk i jep të drejtën që ky qytet të rritet. Hapsira në krah të saj duhej të ishte lënë e hapur. Ndërtimi i qytetit mendohet vetëm për momentin.

Kemi një mungesë vizioni të pashoqe. Bëjmë një zonë të re urbane, si Bulevardi i Ri, kemi 20-25 pallate ku të gjithë kanë dimensione të ndryshme, distanca të ndryshme, ngjyra të ndryshme, fasada të ndryshme dhe prap kthehet në një geto.

Aty nuk ka një rrugë që të shkojë vizë dhe rrugët janë prap të ngushta. Makutëria e të ndërtuarit afër dhe për të shfrytëzuar çdo cm është e tmerrshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco