Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

SYRI TV/ Sigfrido Ranucci: Vetëm Kremlini është ankuar si Rama, të dielën publikojmë detaje të reja

22:16, 24/04/2024
A+ Aa A-

Autori i programit të njohur investigativ Report në RAI3, Sigfrido Ranucci e ka krahasuar Kryeministrin Edi Rama me ministrin e jashtëm të Kremlinit Sergei Lavrov, pas telefonatës së shefit të qeverisë shqiptare me drejtorin e RAI-it.

Në një intervistë ekskluzive për Syri TV, Ranucci theksoi se investigimi i nisur do të vijojë sërish dhe paralajmëroi detaje të reja në programin e kësaj të diele. Ai tha se Kryeministri Rama dhe Engjell Agaçi kishin refuzuar kërkesat për intervista. Përsa i përket Olsi Ramës, Ranuçi tha se e gjithë puna është bërë bazuar në dokumente të cilat konfirmojnë kontaktet e tij me narkotrafikantët.

Nga SYRI TV

Autori i programit të njohur investigativ Report në RAI3, dhe njëkohësisht zv. Drejtor i RAI-it Sigfrido Ranucci u dha përgjigje sulmeve të kryeministrit Edi Rama të cilat erdhën pas publikimit të dokumentarit tronditës të së dielës së shkuar. Në një intervistë ekskluzive në edicionin qëndror të lajmeve në Syri TV me gazetaren Armelo Ferko, Ranucci konfirmoi telefonatën që ka bërë Edi Rama me drejtuesit e RAI-t, dhe deklaroi se vetëm Kremlini është ankuar si Kryeministri shqiptar për programin e tyre.

Ranucci tha se është në traditën e emisionit të tyre vijimi i investigimeve dhe paralajmëroi detaje të tjera në programin e kësaj të diele.

Ranucci i ktheu përgjigje edhe sugjerimit të Edi Ramës, i cili duke cituar gjyshen e tij, kërkoi ndërprerjen e investigimit.

Autori i emisionit Report tha se si Kryeministri Rama ashtu edhe Engjell Agaçi kishin refuzuar kerkesën e emisionit Report për intervista dhe sqaroi edhe e-mailin e dërguar nga Engjell Agaçi në të cilat ai konfirmonte avokatinë që u kishte bërë narkotrafikantëve si dhe rolin e tij në marrëveshjen për refugjatët.

Përsa i përket Olsi Ramës, vëllait të Kryeministrit Rama, Ranucci tha se e gjithë puna është bërë bazuar në dokumente të cilat konfirmojnë kontaktet e tij me narkotrafikantët.

Ranucci u ktheu përgjigje edhe akuzave të Ramës sipas të cilit dokumentari ishte sulm ndaj shqipërisë.

Megjithatë Sigfrido Ranucci nuk i rrëfeu të gjitha dhe kishte një ftesë për publikun shqiptar dhe atë italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco