Nga frëngjitë e 'Report-it' të tij, Rama i le porosi SPAK-ut për Lali Erin: T'i nxirrini ujin e zi

Nga frëngjitë e 'Report-it' të tij, Rama i le porosi SPAK-ut për Lali Erin: T'i nxirrini ujin e zi

20:22, 24/04/2024
A+ Aa A-

Edi Rama, prej ditës së diel nuk po ze dot vend nga dokumentari i Rai-t që nxjerr lakuriq atë, Olsin dhe Engjëllin e tij për lidhjet me narkotrafikantët, kapjen e drejtësisë dhe korrupsionin galopant të qeverisë së tij.

I gjendur nën një trysni të tillë, ku nuk po i bëjnë efekt as paratë as presionet me median publike italine, Rama duket se ka folë me pavetëdije dhe ka zbuluar se Erion Veliaj është lëshuar dhe larg vëmendjes së tij dhe i është hedhur SPAK-ut, e cila shërben si strukturë përtypje për çdokënd që i ndërsen Rama.

Nga frëngjitë e ialianit të tij, Carlo Bollino, Edi Rama ka dalë dy herë brenda 24 orëve për të sulmuar median italiane që nuk po e ha presionin, dhe sigurisht ka sulmuar edhe Syrin.

Por gjatë intervistës së sotme, Rama i ka lënë porosi edhe Bollinos dhe SPAK, kur është ‘vetëpyetur’ (pasi gazetari që intervistoi më shumë dukej i lumtur që i kishin dhënë mikrofonin atij në dorë që të qëndronte përballë shefit të pronarit të tij, sesa të bënte pyetje), kur u pyet për kupolën drejtuese të Lali Erit i tha SPAK-ut nxirri ujin e zi Lalit.

Në intervistën ‘Report-in” e tij, ku i gatuan vetë edhe pyetjet edhe përgjigje, jo si “Report-I” i Melonit – Rai#, Rama tha se SPAK-u duhet t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit ku ka arsye dhe ku ka prova.

Ai deklaroi se prokurorët e SPAK-ut nuk duhet të pyesin as majtas as djathtas, as lart, as poshtë, por të ecin vetëm drejt.

“SPAK-u t'i nxjerrë ujin e zi korrupsionit. Ku ka arsye, ku ka prova për këdo qoftë nga njëra anë është rreshtuar sipas shkallëve të caktuara në frontin e përbashkët dhe e shfrytëzon për veten, të godasë dhe të mos pyesë as majtas as djathtas as lart as poshtë por vetëm drejtë”, u shpreh kreu i qeverisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco