VIDEO/ Protesta e të premtes/ Berisha: Sot ftoj të gjitha forcat politike që shpallin veten opozitare të vijnë në betejë

20:22, 24/04/2024
A+ Aa A-

48 orë para protestës së të premtes tek bashkia e Tiranës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe atyre që e quajnë veten opozitar, që të vijnë në betejë.

‘Sot ftoj të gjitha forcat politike që shpallin veten opozitare të vijnë në betejë’, tha gjatë fjalës së tij, Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjet më të pakufishme ju luftëtarëve të pathyeshëm të guximit, të lirisë, dinjitetit, të shpresës së shqiptarëve.

Demokrate dhe demokratë, u përshëndes ju, përshëndes oratorët që e shndërrojnë platformën e kësaj proteste në platformën e të vërtetës, në platformën e mbrojtjes së interesave të qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë.

Mbrojtjes së interesit kombëtar dhe idealeve demokratike të qytetarëve shqiptarë.

Të dashur miq, 48 orë na ndajnë nga dita e fitores.

48 orë!

Ndaj dhe unë, sonte kam një thirrje për çdo qytetar të Tiranës të bëjë gjithçka për të firmosur ditën e premte fitoren e tij, fitoren e fëmijëve të tij, fitoren e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë.

Thirrja ime është për çdo demokrate dhe demokrat të kryeqytetit, të ngrihet në lartësinë e idealeve të tij, sakrificave të pamerituara, vuajtjeve që i ka krijuar regjimi antishqiptar i Edi Ramës në këto 11 vite.

Të lërë çdo gjë dhe të prijë ditën e premte në betejën e fitores.

Sot ftoj të gjitha forcat politike që shpallin veten opozitare të vijnë në betejë se beteja është prova e moralit opozitar, e guximit opozitar, e opozitarizmit të vërtetë.

U bëj thirrje të rinjve, të rejave të jeni të parët në këtë betejë sepse në qoftë se Erion Veliaj, Tiranën që duhet të ishte foleja e familjeve tuaja të reja, duhet të ishte shtëpia më e bukur e ëndrrave tuaja, ia ka dorëzuar mafies.

Ndaj dhe ju nuk keni alternativë tjetër veçse largimin prej saj.

E premtja është dita për të treguar guximin tuaj, forcën tuaj, fitoren tuaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco