VIDEO/ Lili Sula: Veliaj, faqeziu i Tiranës. Ta detyrojmë të largohet nga zyra e Kryebashkiakut

20:10, 24/04/2024
A+ Aa A-

Lili Sula, drejtuese e departamentit të Arsimit në PD, gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, ka renditur mashtrimet e Erion Veliajt.

Ajo tha se Veliaj ka gënjyer se në Tiranë nuk do të kishte arsim me turne, ndërsa shkollat që ka ndërtuar janë me kosto 3-4 herë më të larta se ato që ndërtohen në vendet e BE-së.

Sipas saj, Veliaj ka ndërtuar shkolla me kosto 3.5 mln euro, kur në fakt atom und të ndërtoheshin me 700 apo 800 mijë euro.

Ajo tha se në vend që në Tiranë të kemi ajër të pastër, kemi vinçat që ngrenë shumëkatëshet që po mbysin Tiranën.

Sula solli në vëmendje edhe atë që e konsideroi si gjetjen e Veliajt, Pyllin Orbital, kur në fakt na dha kullat.

“Në këtë qytet nuk ka as cirk, as teatër kukullash, as bibliotekë, nuk ka galeri të arteve, as bibliotekë kombëtare, e cila u gjogj dhe u përmbyt, dhe sot ajo i ka dyert e mbyllura për qytetarët dhe studentët.

Sot është dëshpëruese situata në arsimin rural”, tha Sula.

Sipas saj, Veliaj nuk është qytetari i parë i Tiranës, por qytetari i fundit i saj. “Veliaj është faqeziu i Tiranës dhe 5 drejtorët e arrestuar e duan kryetarin e tyre edhe kur janë në qeli. Ne duhet ta detyrojmë Erion Veliajn të largohet nga Bashkia, t’ia kthejmë atë qytetarëve”, tha Sula.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco