Klodiana Lala: Në provimin e Magjistraturës është bërë skandal, magjistratët e rinj janë diskretituar

Klodiana Lala: Në provimin e Magjistraturës është bërë skandal, magjistratët e rinj janë diskretituar

19:38, 24/04/2024
A+ Aa A-

Gazetarja Klodiana Lala ka denoncuar atë që ajo e quan skandali me shkollën e Magjistraturës duke u shprehur se Gjyqtarët dhe Prokurorët e ardhshëm janë kapur që pa hyrë në sistem.

Skandali në Shkollën e Magjistraturës dëshmon shumë për prokurorët e gjyqtarët e ardhshëm të këtij vendi!

Të kapur që pa hyrë në sistem!

Skandali në Shkollën e Magjistraturës duhet hetuar! Sapo informohem se në listën e fituese të fazës së parë të testimit sapo janë shtuar edhe 10 emra.

Në fund të provimit nga korigjimi i tezave rezultuan fitues 79 kandidatë.Në kundërshtim me ligjin, Shkolla vendosi të shtojë në listë edhe 42 kandidatë, me argumentin se kishte probleme pajisja që bën korigjimin elektronik.

Sot për cudi janë shtuar në listë edhe 10 kandidatë të tjerë.

Ne cilen rregullore jane bazuar? Si ndihen fituesit?  Arben Rakipi ka detyrimin të sqarojë publikisht, në të kundërt nuk është as më shumë e as më pak, por një njeri që po përpiqet të mbajë peng Magjistraturën dhe të rekrutojë gjyqtarë e prokurorë ende pa hyrë në sistem.

Fiks si ajo tentativa për betimin e gjyqtarëve kushtetues te Lumi Lanës!

Nëse ka prokuror me integritet duhet ta hetojë këtë skandal.

Magjistratura duhet të jetë meritokraci, jo të mbushet me militantë, patronazhistë dhe artifica të politikës!

Provimi i kandidatëve për prokurorët dhe gjyqtarët e rinj, pasi është dorëzuar ditën e martë, është kontrolluar me scantron ku është shpallur edhe lista e fituesve.

Ka rezultuar se 79 emra kanë marrë 63 deri në 86 pikë. Por, 24 orë më vonë kur është shpallur lista zyrtare ka rezultuar se nuk ishin më 79 fitues, por 121.

Pasi janë njohur me këtë fakt, 27 prej kandidatëve i kanë dërguar një peticion drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi ku i kërkuan anulimin e konkursit.

Lidhur me kërkesën e kandidatëve, Arben Rakipi tha se rivlerësimi i tezave u bë pasi gabimisht scantron kishte llogaritur pikët maksimale 96 dhe jo 100, ku sipas tij, kjo solli ankimin e kandidatëve që nuk ishin shpallur fitues. Ai shprehet se provimi nuk të përsëritet, por ankesat po shqyrtohen pasi kanë korrigjuar gabimin e parë që kishte lënë jashtë garës të tjerët.

“Ne kemi pasur shumë ankesa dhe do vlerësohen një më një. Pas shqyrtimit të ankesave do përpilohet rezultati, ndërkohë që nesër do të zhvillohet provimi profesional tek kompleksi olimpik te pishinat në orën tetë. Dje scantron shpalli 79 fitues, ku shuma e pikëve është një qind pikë dhe scantroni gabimisht ka llogaritur listat duke u bazuar në 96 pikë. Nuk shoh arsye pse provimi të përsëritet, nuk bëmë gjë tjetër veçse korrigjuam gabimin e parë që kishte lënë jashtë garës të tjerët. Ankesat po i shqyrtojmë”, tha Rakipi për TCH ditën e djeshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco