SYRI TV/ Protesta te Bashkia e Tiranës, Basha sulmon deputetët

19:33, 24/04/2024
A+ Aa A-

Lulzim Basha ka dalë kundër protestave, të cilat janë zhvilluar te Bashkia e Tiranës kundër kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Në një konferencë për mediat, Basha zgjodhi që të sulmojë deputetët e opozitës, duke dalë kundër padisë së tyre në Gjykatë Kushtetuese për Olta Xhaçkën, ndërsa protestat nuk i  shikon si një mjet që duhen përdorur kundër Qeverisë Rama.

Nga Syri TV

Lulzim Basha ka dalë kundër protestave të  Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe Opozitës përpara Bashkisë së Tiranës, në të cilat kërkohet dorëheqja e Erion Veliajt, pas skandalit me kompaninë 5D Konstruksion. Në një konferencë për mediat, Basha zgjodhi që të sulmojë deoputetët e opozitës, ndërsa protestat nuk i shikon si mjet që duhen përdorur kundër keqqeverisjes.

Lulzim Basha, i cili nuk firmosi as herën e parë kërkesën për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës, edhe këtë herë është shprehur kundër kërkesës së depuitetëve të opozitës.

Ndërsa sulmonte kolegët e opozitës, Lulzim Basha nuk pa të arsyeshme as të fliste mbi investigimin e RAI 3 që denoncoi lidhjet mafioze dhe korruptive të qeverisë së Edi Ramës vëllait të tij Olsi Rama dhe rolit të Sekretarit të përgjithshëm Ëngjëll Agaçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco