SYRI TV/ Diegia e mandateve përplas Metën me Bashën: Le vendin pa opozitë

19:25, 24/04/2024
A+ Aa A-

Pas akuzave nga Ilr Meta për djegjen e mandateve në 2019,  Lulzim Basha deklaroi se Meta ka qënë iniciues i këtij akti, dhe përfituesi më i madh i pushtetit të Ramës. E menjëhershme ishte përgjigja eMetës nga Fieri, duke i kujtuar Bashës se është ai që la vendin pa opozitë, nuk u fut në zgjedhje dhe bojkotoi Parlamentin

Nga Syri TV

Djegia e mandatave përplasi Lulzim Bashën me Kreun e PL-së, Ilir Meta. Gjatë një konference për mediat, Basha akuzoi ish-Presidentin Meta se ka qënë nxitës i djegies së mandateve në shkurt të 2019, ndërsa  tha se ai është përfituesi më i madhe pushtetit të Ramës.

Këtyre deklaratave iu përgjigj nga Fieri, kreu i PL-së, Ilir Meta. Ai i kujtoi Bashës se la vendin pa opozitë, duke mos u futur në zgjedhje vendore dhe duke bojkotuar Parlamentin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco