VIDEO/ Sami Neza: Përgjigjet e Agaçit ishin vetëm për ti mbyllur shtigjet gazetarit italian

18:58, 24/04/2024
A+ Aa A-

Gjatë diskutimit në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, gazetari Sami Neza komentoi edhe përgjigjet me email të dhëna nga Engjëll Agaçi për gazetarin italian të emisionit ‘Report’.

Sipas Nezës, ato përgjigje me email, ishin për ti mbyllur shtigjet gazetarit që të mos dialoguar me gazetarin.

‘Rama për çdo lajm që del, nxjerr një antilajm, që është një farë helmi që i sulet fakteve.

Ju keni shumë pak televizione që merren me këto çështje, ose merren dhe janë si përgjigjet e Agaçit.

Dhe ato tema që trajtojnë për çështje, nuk dalin jashtë përgjigjeve të Agaçit, qëndrojnë vetëm aty.

Përgjigjet kur jepet me shkrim nga një zyrtar i lartë, i cili në këndvështrimin e gazetarit implikohet në çështje shumë të rëndësishme, do të thotë të mbyllë shtigjet për të dialoguar me gazetarin, për ti shkuar çështjes deri në fund.  

Përgjigjet kur jepen me shkrim, nuk janë asgjë tjetër për të tilla raste, vetëm përgjigje, se ky nuk po bën intervistë akademike me Agaçin, por po e pyet për një gjë shumë konkrete dhe do të zgjonte debat në Itali dhe Shqipëri, duke pasur parasysh rëndësinë e ish-zyrtarëve në Itali dhe rëndësinë e zyrtarëve të përfshirë në Tiranë, është numri dy i kryeministrit’, tha Sami Neza në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco